“A keni ambicie për të marrë drejtimin e PD?”- Batuta e Korreshit për Panorama TV: Në Lushnjë po! Shkallët në politikë duhen ngjitur me radhë

Jun 8, 2023 | 15:54
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është shprehur se nuk ka ambicia për të marrë drejtimin e kësaj force politike.

xllll

Komentet Korreshi i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, teksa u pyet nga gazetarja, ku me shaka tha “në Lushnjë po”.

Ai shtoi se është i mendimit që shkallët në politikë duhen ngjitur gradualisht, nga ato më të ulëtat, për të shkuar në pozicionet drejtuese.

“Ne duhet të ulemi bashkarisht, të prodhojmë lidership që mbledh të gjithë faktorët, të prodhojë garë. Unë mendoj që PD ka asete shumë të mira, por t’ja lëmë strukturave dhe njerëzve që ti propozojnë. Mendoj t’ja lëmë atyre grupseksioneve që të rimblidhen, etj… Do të ishte e paudhë sot për të nxjerrë emrat”, u shpreh Korreshi.

A keni ambicie për të marrë drejtimin e PD-së?

“Në Lushnje po, por këtu në Tiranë… Unë nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD-së. Mendoj se në politikë hyet për ambicie, por duhen ngjitur shkallët me radhë, bëhesh njëher Kapter, e me radhë. Nuk e kam këtë ambicie”, tha më tej Korreshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura