Tërmeti me magnitudë 6.8 rihtër në Turqi, Ministria e Jashtme jep informacionin: 22 persona humbën jetën. Shtetas shqiptar…

Jan 25, 2020 | 16:13
SHPËRNDAJE

Ndërkohe qe Turqia po përballet me pasojat e tërmetit tragjik qe la deri tani 22 viktima e mijëra te plagosur, sytë e të gjithëve janë në operacionin e shpëtimit nën rrënoja.

Ministria  e Jashtme ka bërë me dije se deri tani nuk është prekur asnjë shtetas shqiptar nga efektet e këtij tërmeti.

Po ashtu ministria ka publikuar edhe disa numra kontakti ku mund të kontaktojë çdo individ që do të ketë nevojë për ndihmë.


termet turqi

Edhe Ambasada jonë në Turqi bëri me dije se deri tani nuk ka asnjë shqiptar të lënduar.

“Deri tani nuk kemi informacion për shqiptarë të lënduar. Mbajmë kontakt me Ministrinë e Punëve të Jashtme për çdo informacion të ri”, shprehet ambasada.

Njoftimi i plotë i Ministrisë:

Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës rihter goditi të premten në mbrëmje, provincën Elazig rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit Ankarasë. Nga ky tërmet deri tani 22 persona humbën jetën.

Ambasada e Republikes se Shqiperise ne Ankara ben me dije se deri tani nuk eshte identifikuar asnjë shtetas shqiptar nga efektet e ketij termeti.

Ambasada shqiptare ne Ankara, se bashku me Konsullaten e Përgjithshme ne Stamboll janë të angazhuara dhe në gadishmëri të plotë për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Për cdo ndihmë dhe mbështetje janë në dispozicion numrat e mëposhtëm:

Ambasada Ankara:

0090 312 441 61 0304

0090 549 561 1985

Konsullata Stamboll:

0090 212 44 32 56

termet turqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura