A ka qenë Xhensila femra e parë në jetën e tij? Përgjigjen e jep Besi

Oct 14, 2017 | 18:27
SHPËRNDAJE

Dhëndri i vitit ose një prej dhëndurëve më të përfolur të vitit, këtë të shtunë do të jetë i ftuar në “Xing me Ermalin” për të rrëfyer më shumë për prapaskenat e dasmës, largimin nga spektakli i humorit “Portokalli”, por edhe projektet e reja që ka ndër mend të nisë së shpejti. Kudo ku është Bes Kallaku, atmosfera nuk mund të kalojë pa humor, kështu që edhe pyetjeve të Ermalit Mamaqit ai u jep të tilla përgjigje.

besi

Në një video që dy aktorët kanë ndarë në profilet e tyre për puntatën e kësaj të shtune, Besi është përballur me të gjitha llojet e pyetjeve. Siç mund të kuptohet, Ermali nuk mund të linte gjë t’i shpëtonte pa u sqaruar publikisht, madje edhe për raportin me bashkëshorten këngëtare, Xhensilën. Mes ngacmimeve që, me siguri, nuk kanë qenë të pakta, Besi është përballur edhe me pyetjen nëse Xhensila ka qenë e dashura e tij e parë: “Harrove kur ishim bashkë?”, ia kthen Besi Ermalit me të qeshur, duke i lënë të gjithë pa fjalë me batutën e radhës. Ok, ndoshta nuk prisnim të thoshte: “Po, ka qenë e para…”, por as kishim menduar që Besi të bënte një lojë të tillë fjalësh me Ermalin. Bes Kallaku këtë sezon do të jetë në krah të Ardit Gjebresë, pasi bashkë me ish-kolegun e tij Erion Isain do të prezantojnë finalen e “Këngës Magjike 2017”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura