A ka pasur përballje për çështje bandash? Bardhi i përgjigjet Kryemadhit: Informonte këdo që do ishte ministre e Brendshme! Më tha se PD-ja do marrë 2 mandate në Elbasan!

Nov 27, 2021 | 18:11
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryetares së LSI, duke mohuar që ai të ketë pasur si objektiv postin e Ministrit të Brendshëm, si dhe hodhi poshtë pretendimet që të pasur një përballje me Monika Kryemadhin për çështje bandash.

Bardhi Kryemadhi

Duke folur në emisionin “Kjo Javë” në “News 24” Bardhi tha se Kryemadhi informonte këdo nga Shkodra në Sarandë që do të ishte ministre e Brendshme pas zgjedhjeve.

Po ashtu Bardhi mohoi të ketë pasur një përballje me kryetaren e LSI-së për çështje bandash, ndërsa tha se në fushatë Monika Kryemadhi i kishte thënë se PD do të merrte vetëm dy mandate në Elbasan, prandaj duhet të punonte më shumë.

Ishte deklarate me gënjeshtërta. Nuk kam folur kurrë për LSI-në as anglisht, as shqip. Nuk kam enë kurrë në zyrën e ambasadores amerikane, për të folur për LSI-në. Nuk kam thënë kurrë që do jem ministër i brendshëm, dhe nuk e kam pasur objektiv, të tjerë kanë qenë ata. Sipas LSI-së ministrja e Brendshme duhet të ishte grua. Zonja kryemadhi ka qenë ajo që ende pa marrë pushtetin, kishte informuar këdo nga Shkodra në Sarandë që zonja Kryemadhi do ishte ministre e Brendshme.

Nuk ka pasur asnjë përballje me mua znj. Kryemadhi për çështje bandash, se nuk ngatërrohet Gazment Bardhi me banda. E informova për situatën se ishte drejtuese e qarkut të Elbasanit. Ka qenë vetëm gjysëm dite në qarkun e Elbasanit. Nuk ka qenë në asnjë takim në Elbasan, në katër muaj nuk ka ardhur fare në Elbasan. E kam informuar që LSI-ja e ka shumë të vështirë të marrë mandat. Ajo më tha se i kemi të sigurt 3 mandate, i dilte se PD-ja do merrte dy, dhe se unë duhet të angazhohesha për mandatin e tretë”, tha Gazment Bardhi.

Kujtojmë që gjatë një interviste në emisionin “Real Story” Kryemadhi tregoi se i ka thënë Bardhit që mos t’u dilte garant bandave të Elbasanit me pretekstin se ai do të ishte ministër i Brendshëm pas zgjedhjeve të 25 prillit.

“I thashë mos i dil garant bandave të Elbasanit se ti do jesh minsitër i brendshëm. Bardhi ka shumë gjëra për të aqaruar me drejtësinë për ccështjen e elbasanit. PËr pashtrimet që kanë bërë për LSI në zyrën e ambasadores. Dueht të ketë kujdes kur flet në emër të LSI për thashethemet”, do të shprehej ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura