A ka një pakt Rama-Basha? Flet numri dy i PD-së: Ajo që dua të konfirmoj është se…

Sep 11, 2019 | 21:04
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi thotë se nuk ka asnjë pakt të fshehtë midis kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

27d6bbed-2312-4d69-85f8-0e1873f7533f

“Ajo që unë dua të konfirmoj është se nuk ka asnjë pakt dhe nuk do të ketë asnjë pakt pa u plotësuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk është çështje pakti mes dy individëve, por e parimeve dhe standardeve që të mos kemi më një krizë të tillë institucionale, kushtetuese, politike, përfaqësimi, siç e quan Presidenti në të ardhmen. Pra, do të duhet të jetë një zgjidhje e tillë që e fut Shqipërinë në një rrugë që të gjithë e dëshirojmë, anëtarësimin në BE”, thekson Bardhi në një njoftim të shpërndarë nga Partia Demokratike.

Ai komentoi edhe deklaratat e Presidentit Ilir Meta se edhe PD ka konfirmuar që Shqipërisë do t’i hapen negociatat.

“E dëgjova deklaratën e Presidentit, nuk e kuptova se ku e bazon informacionin se zoti Basha apo PD ka thënë që do të hapen negociatat. Askush nga PD, përfshirë zotin Basha, nuk e ka thënë këtë. Ne kemi thënë që PD dhe Opozita e Bashkuar do të donim të hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë, si një mundësi për t’i vënë fre kontrollit të kësaj qeverie apo për të patur më shumë ndikim në sitiatën e brendshme në Shqipëri. Ne lobojmë që të hapen negociatat, si aspiratë  e shqiptarëve për të qenë sa më parë pjesë e BE, por për shkak të sjelljes së kësaj qeverie, shanset vijnë duke u zvogëluar. Ishim me 5 kushte për hapjen e bisedimeve, kanë shkuar 7. Dhe të gjitha informacionet tona flasin që nga 7 mund të bëhen në 9 apo 10 kushte. Kjo tregon për hapa pas në procesin e negociatave me BE. Ne duam që të jetë një PO, se nuk është Po për qeverinë, është Po për shqiptarët, por të gjitha dyshimet tona janë se nuk ka për të patur një PO pa kushte. Pra, do të shtohen edhe më shumë kushtet”, theksoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura