A ka ndjenja mes Albit dhe Albës? Flasin balerinët, sqarojnë njëherë e mirë çështjen

Oct 10, 2019 | 17:56
SHPËRNDAJE

Është bërë shumë zhurme rreth dyshimeve nëse Alba Hoxha dhe Albi Nako janë apo jo çift .

Për të sqaruar njëherë e mirë këdo që ka dyshime, të ftuar në emisionin “Rudina”, në “Tvklan”, ata kanë pohuar se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se sa një raport profesional dhe miqësor.

albi alba

“Gjithmonë mes nesh ka pasur një raport korrekt profesional dhe miqësor. Vendosëm të mos e ndiqnim më njëri tjetrin se po i merrnim fansat njëri tjetrit. Jemi profesionalë si më parë”, u shpreh Albi.

Ndërsa Alba tha: “Ne gëzojmë një respekt për njëri tjetrin, asgjë më shumë”. Jemi kolegë shumë të mirë me njëri tjetrin”.

Ndërsa pyetjes se pse nuk e ndiqnin më njëri-tjetrit në Instagram, fillimisht ata hezituan të jepnin përgjigje, ndërsa më pas Alba pohoi se kishte qenë një konflikt për çështje profesionale, i cili nuk i kujtohej mirë.

albi-alba

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura