A ka marrëveshje tjetër me Ramën? Basha flet në mbledhjen e parë me deputetët e PD

Jul 26, 2017 | 17:32
SHPËRNDAJE

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur sot deputetët e rinj demokratë që dolën pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Lulzim Basha fitore pd

Në mbledhjen e zhvilluar me ta Basha u ka dhënë porosi të prerë deputetëve për nisjen e një opozite frontale dhe u ka kërkuar nisjen e një turi në mbarë vendin me qytetaret.

Ai ka sqaruar deputetët se marrëveshja e 18 majit ishte vetëm në funksion të zgjedhjeve dhe se me Ramën nuk ka asnjë flirt dhe asnjë marrëveshje tjetër.

“Rama është e keqja, PS dhe LSI janë njësoj”- mësohet të ketë thënë Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura