A ka krisje me Edi Ramën? Albin Kurti: Jemi takuar në Tiranë edhe Dhërmi. Nuk biem dakord për “Ballkanin e Hapur”. Ç’të bëjmë tani!

Sep 14, 2021 | 17:11
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u pyet gjatë konferencës për media lidhur me raportet me homologun e Shqipërisë Edi Rama. 

Albin Kurti tha se është në kontakte të vazhdueshme me Edi Ramën, duke zbuluar se janë takuar në Tiranë dhe Dhërmi.

Kryeministri i Kosovës tha se e vetmja gjë për të cilën nuk bien dakord është “Ballkani i Hapur”, por kanë komunikim dhe bashkëpunim për gjëra të tjera.

Pyetje: Keni folur së fundmi?

Kurti: Në çdo konferencë dhe Samit takohemi dhe komunikojmë. Herën e fundit ishte në Bled të Sllovenisë.

Pyetje: Po në Tiranë edhe Prishtinë nuk takoheni?

Kurti: Jo jemi takuar edhe në Tiranë, edhe në Dhërmi, ne vazhdimisht takohemi. Ajo që është e përbashkët midis neve është shumë më e madhe. Nuk biem dakord për “Ballkanin e Hapur”, çfarë të bëjmë tash?! Nuk mendoj që është nismë në interes të shqiptarëve të Kosovës. Për gjëra të tjera jemi në komunikim edhe bashkëpunojmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura