A ka komunikim me Presidentin Meta? Rama: Ju e dini që situata…

Dec 24, 2019 | 10:43
SHPËRNDAJE

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeministri dhe kreu i kesaj partie, Edi Rama ka deklaruar sot se nuk ka komunikim me presidentin e vendit, Ilir Meta.

Përgjigjen e ka dhënë gjatë komunikimit që pati me median, pas mbarimit të mbledhjes së Kryesisë së PS-së, ku iu kujtua se ende 3 bashki janë me vakanca sa i takon kryetarëve dhe u pyet se cfare po behet konkretisht per situaten ne Bashkine e Shkodres.

“Me presidentin nuk kemi asnjë komunikim, ju e dini që situata postzgjedhore karakterizohet nga një inerci që lidhet me historinë e dekreteve zhdekreteve, kështu që ne kemi për detyrë të garantojmë vazhdimësinë normale të qeverisjes aty ku kemi fituara bashkitë dhe kemi dy vakanca”-tha Rama.

Sipas tij, “sa i takon Shkodrës nuk ka një vendim dhe për fat të keq Shkodra është në situatën më të rëndë nga kjo pikëpamje ka një kryetare që është kryetare dhe nuk është kryetare dhe ka vakum në këtë aspekt, por kjo është cështje që nuk është në dorën tonë dhe nuk kemi ne si ta zgjidhim por të presim të marrim një zgjidhje.

Kryeministri beri me dije se PS ka nisur përgatitjet për kryetarët e degëve në të gjithë vendin.

“Jemi në një proces organizmi ripërtëritje dhe përgatitje për zgjedhjet e ardhshme. Pasi kemi zgjedhur kryetarët kemi përfshirë edhe gratë në procesin e përfshirjes, duke vendosur të fillojmë të zbatojmë një normë të re organizmi ku drejtimi i besohet një burri ose një djali, një gruaje ose një vajze. Tashmë ka ardhur koha për kryetarët e partisë, për këtë propozimet janë trajtuar në kryesi dhe kanë marr miratimin për të vijuar më pas me garën”- tha ai.

Pyetur se si ecen procesi, Rama u pergjigj: Kudo procesi ecën sipas normave të paracaktuara diku më shpejt dikur më ngadalë, diku më mirë diku më dobët, në përgjithësi ky proces na ka dhënë atë që kemi pritur na ka dhënë një energji të re ripërtëritje të domosdoshme, edhe pse zgjedhjet duken larg ato janë nesër qershori 2021 është shumë afër politikisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura