“Do shohim diçka tronditëse”/ Rama: Njerëz të lartë në PD, të lidhur me kokainën e kapur në Durrës

May 21, 2018 | 23:30
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ne nje interviste me gazetaren Mirela Milori te ABC news, tha se ka informacione që çojnë në dyshime të arsyeshme se zyrtarë të lartë të PD kanë lidhje me kokainën që u kap në Durrës.

Edi Rama: Procesi tashmë ka hyrë në një fazë të re me arrestimin e personit që është identifikuar si koka e trafikut (Arbër Çekaj). Unë disponoj, kuptohet në rrugë operative, por janë të mjaftueshme për të kuptuar se përse është gjithë ky acarim.

Mirela Milori: Pse është gjithë ky acarim? Pse PD qenka e acaruar nga kapja e 613 kg kokainë dhe ndalimi i një personi në Gjermani?

Edi Rama: Sepse ka dyshime shumë të arsyeshme që të çojnë drejt njerëzish shumë të lidhur me rangjet me të larta të PD.

Mirela Milori: Dyshime të arsyeshme apo informacione?

Edi Rama: Informacionet krijojnë dyshimin e arsyeshëm, pastaj është hetimi që duhet të provojë dyshimin e arsyeshëm me prova.

A ka klane në PS kundra Xhafajt? Rama për akuzat: Unë s’do duhet të isha në faqe të dheut, për Tahirin reagova se..

I pyetur nga gazetarja Mirela Milori nëse mund të ketë në PS klane që mund të kenë përballje me ministrin Fatmir Xhafaj, kryeministri Rama dha kete pergjigje:

“S’e mendoj se unë e kam pak a shumë të qartë si është zhvilluar dhe nëse prokuroria do i shkojë deri në fund njerëzit do shohin gjëra që janë shumë tronditëse, këtu janë përfshirë struktura. Këtu është një gjë matematikisht e sigurtë. Mjafton që prokuroria ti drejtohet kujtdo agjencie e të marrë të vërtetën, unë e përsëris, askush mos më besojë, të presim rezultatin që të vijë nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare cilado qoftë ajo”.

rama e mirelen

Teksa gazetarja i ka bere te njejten pyetje te ciles Rama ne konferencen per media pak dite me pare ku pati nje perplasje me gazetaren e pranishme aty, nuk mundi ti pergjigjej, nese kaq e vështirë është të gjeje Rama njerëz që mos te kenë të afërm të implikuar, kryeministri u shpreh:

Më vjen shumë keq që u bë ngjarje, më vjen të qesh e të qaj me ata që e trajtuan si një moment heroizmi gazetareskt, ishte shfaqje brutale e mungesës së etikës.

Një familje, një parti politike, një qeveri, një organizatë s’mban përgjegjësi për faktin se një anëtar i familjes mund të bëjë një mëkat, që një anëtar i familjes mund të shkelë ligjin, të dali si dru i shtrembër, por përgjegjësi për mënyrën si reagon ndaj rastit, një qeveri është shumësi njerëzish që i bashkojnë disa vlera parime program e motivim, por të gjithë janë të ndryshem e cdonjeri mund të jetë i tunduar dhe ndër ta ka njerëz që bien në ngasje e pastaj shfaqen në shkelje të ligjit apo të akuzuar.

Edhe në kishë njerëzit shkojnë si vdektarë dhe mëkatarë jo si engjëj që në rast se dikush ka rënë në mëkat është i përjashtuar nga vatha e perëndisë.

Nisur nga kush i ben akuzat, atëherë s’gjejmë më askënd që mund të jetë i pagjykueshëm në moralin e vet. Unë jam eksperiment i gjallë i akuzave që janë bërë, unë s’duhet të isha më në faqe të dheut. Ka akuza të drejtësisë, poltikës, insinuata, në raport me këto ka gjykime dhe gjykimi bazohet mbi domosdoshmërinë që figura që akuzohet të mos jetë i lidhur mbi akuzat që i bëhen dhe e dyta se në Shqipëri ka një baltë të madhe dhe kulturë akuzazh që vjen nga koha e vjetër.

Në rastin e Saimir Tahirit reagova pasi akuza erdhi nga drejtësia dhe tani të provojë të vërtetën” tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura