A ka ikur terroristi i Barcelonës në Francë? Nëna e tij: Në burg, ose të vdesë

Aug 20, 2017 | 15:34
SHPËRNDAJE

I dyshuari i sulmit terrorist në Barcelones Younes Abouyaaqoub mund të ketë përfituar nga rregullat e lëvizjes së lirë të BE-së dhe mund të ketë ikur në Francë,  ka thënë policia.

Younes-Abouyaaqoub-843553

22-vjeçari i lindur në Marok është akuzuar për kryerjen e sulmit të se enjtes në Las Ramblas, nga ku u vranë 13 vetë.

Por shefi i policisë së Katalonjës tha se Abouyaaqoub mund të ketë kaluar kufirin mes Spanjës dhe Francës pas sulmit.

Josep Lluis Trapero  tha në një konference  për shtyp se: “Ne nuk kemi ndonjë informacion specifik për këtë, por nuk mund të përjashtohen disa mundësi. Nëse do e dinim se ai ishte në Spanjë dhe ku, do të shkonim pas tij, nuk e dimë se ku është ai”. Z. Trapero këmbënguli se kontrollet kufitare ishin përforcuar menjëherë pas tragjedisë.

Nëna e Younes Abouyaaqoub, personi që dyshohet të ketë qenë në timonin e furgonit të përplasur mbi njerëzit e pafajshëm në Barcelonë, i bëri thirrje të birit t’i japë fund arratisë e të dorëzohet tek autoritetet.

Pohimin për agjencinë e lajmeve “Reuters” e bëri një kushërirë e 22-vjeçarit.

“Ajo do që ai të shkojë në polici e të dorëzohet. Vet e ëma e tij preferon ta shohë më mirë në burg, ose të vdekur, sepse nuk dëshiron të shohë e të dëgjojë për vrasje të tjera”, tha mbesa.

barcelona-1038963Dokumentet që “Reuters” ka mundur të shohë tregojnë se, veç Abouyaaqoub, lista e policisë e të përfshirëve në sulme përmban edhe emrin e 17-vjeçarit, Moussa Oukabir, atë të 18-vjeçarit Said Aallaa dhe Mohamed Hychami, 24 vjeç. Të premten, një apartament i këtij qyteti u bastis nga forcat e rendit, të lëshuara në gjuetinë e bashkëpunëtorëve të mundshëm, e ku është zhvilluar i nënti kontroll i befasishëm.

275193

barcelona-1038984

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura