Katy Perry u bë nënë për herë të parë në fund të verës së kaluar, teksa solli në jetë një vajzë me partnerin, Orlando Bloom.
Së fundmi, çifti kanë udhëtuar drejt Hawaii-t, për të kaluar disa ditë pushimi nën rrezet e diellit, sipas “Daily Mail”.
Këngëtarja 36-vjeçare kishte veshur një body në ngjyrë të purpurt dhe mbante një palë vathë floriri, si aksesorët e vetëm të look-ut që kishte zgjedhur.
Ajo i kishte kapur flokët mbrapa dhe shfaqej pa pikë grimi. Nga fotot duket se dyshja nuk e kishte vajzën me vete.
Orlando ka qenë mbështetja më e madhe për Katy-n pas lindjes, i cili edhe e ka ndihmuar me përkujdesjen ndaj të voglës.
Gjithashtu, këngëtarja ka treguar se bashkëshorti i saj e ka filmuar procesin e lindjes dhe se këtë gjë ua rekomandon edhe të tjerëve.
Comments are closed.