A ju bezdis fraza ‘çunat problematikë’?! Gjiknuri: S’më bën përshtypje fare. Politikanët maten nga veprat, jo nga..

Sep 19, 2020 | 19:32
SHPËRNDAJE

Ish-ministri Damian Gjiknuri foli në emisionin “Kjo Javë”, në News24, lidhur me akuzat mbi “çunat problematikë”.

gjiknuri ne keshill politik

E pyetur nga moderatorja Nisida Tufa nëse e bezdis kjo frazë, Gjiknuri u shpreh se nuk e bezdis fare, pasi sipas tij, kjo është një shprehje që përdoret nga 90% e shqiptarëve, madje sipas tij edhe prindërit e përdorin për ndonjë fëmijë pak më problematik që kanë.

 

“Nuk më bezdis fare, sepse këtë shprehje e përdor 90% e shqiptarëve, për arsye nga më të ndryshme, qoftë edhe prindërit kur një fëmijë mund ta kenë pak më problematik se tjetrin. Politikanët maten nga veprat, jo nga akuzat që iu bëhen. Sa më shumë je i besuar politik apo në qendër të vendimmarrjes, aq më shumë akuza do të kesh. Politikani duhet të mësohet me këto. Kështu që nuk më bëjnë përshtypje fare. Për gabimet e mia flasin vetëm organet e drejtësisë”, tha Gjiknuri.

Ndërsa lidhur me pyetjen se kur do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS dhe çfarë pritet prej saj, Gjiknuri theksoi se “Nuk e di kur mund të bëhet. Tashmë PS ka hyrë në fushatë zgjedhore, janë përcaktuar drejtuesit e qarqeve dhe për mendimin tim PS duhet të funksionojë si një shtab elektoral, me objektiva konkretë. Për mua e rëndësishme është që të kemi një organizim në funksion të fushatës elektorale”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura