“A jeni motër e vëlla?”/ Granit Cana debaton me Semi Jaupajn për raportin që mund te kenë mes tyre

Oct 26, 2021 | 11:51
SHPËRNDAJE

Vetëm pak ditë pasi Granit Cana deklaroi se Fifin e sheh vetëm si shoqe dhe jo si të dashur, duket se vajzat e tjera në shtëpi kanë nisur ta ngacmojnë. Disa prej tyre besojnë se Semi Jaupaj ka pëlqim për ish-futbollistin.

granit cana, semi jaupaj

Graniti shkoi të përgatiste vetë një sallatë frutash në kuzhinë. Atij iu bashkuan Sheila, Semi dhe Beniada. Gjatë kohës që ai priste kivit, Sheila i tha se po e përgatiste këtë gjë me shumë dashuri për Semin.

Mirëpo, kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Canës, i cili vendosi të “hakmerrej” ndaj këngëtares. Ai e mori pjatën dhe shkoi t’ia jepte Fifit.

E kam një ide të mirë, po ia çoj Fifit”, -u shpreh ai gjatë kohës që largohej nga kuzhina.

Pas këtij veprimi, Sheila dhe Semi u shtangën dhe nuk e pritën mirë vendimin e Granitit. Sidomos Semi,e  cila vazhdoi ta komentojë edhe me banorët e tjerë në oborrin e shtëpisë.

Graniti shkoi tek ta dhe tha se veproi në këtë mënyrë, sepse Sheila e provokoi kur tha se “po e bën me dashni për Semin”.

Unë kesh t’u e bo me zemër dhe dashni, por në momentin kur ndërhyri kjo fraerica (Sheila), ‘po e bën për Semin me dashni’, këso lojna…”, tha Graniti.

Ti po e bëje për mua, mua më ofendove, sepse unë ta kërkova”,- iu kthye Semi.

granit cana, blerta veseli, majk kaveli (14)

Mirëpo, debati mes tyre vazhdoi dhe Semi i përmendi historinë e tij me Fifin.

Pjesë nga biseda:

Semi Jaupaj: Nuk ishte aq serioze…

Granit Cana: Tingëllon Semi, tingëllon se je e përfshime në mesin teme dhe Fifit, ti e di shumë mirë, duket qashtu atje jashtë…

Semi Jaupaj: Po ju e keni sqaru muhabetin, a jeni motër e vëlla?

Granit Cana: Unë jom deklaru qetu që me asnjonën nuk lidhna…

Nuk dihet nëse ish-futbollisti do të ndryshojë mendim kur të vijnë vajza të reja në shtëpi, megjithatë për momentin nuk ka në plan të krijojë lidhje me asnjë nga vajzat në shtëpi.

fifi granit cana (4) semi jaupaj (3) semi jaupaj (2) semi jaupaj (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura