A jemi të aftë të përballojmë koronavirusin? Ekspertja e ISHP: Jemi në koordinim me OBSH. Vetëkarantinimi i rekomanduar

Feb 24, 2020 | 23:40
SHPËRNDAJE

Gjithçka është në koordinim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të përballuar një krizë të mundshme nga koronavirusi. Kështu deklaroi Eugena Tomini, specialiste e sëmundjeve infektive pranë ISHP-së në emisionin “Real Story”, në News24.

toroviti-742x450

E pyetur se sa e aftë është Shqipëria, ajo tha se ka pasur rekomandime për përforcime të masave aktuale dhe i rekomanduar është vetëkarantinimi.

“Kemi një koordinim të masave me OBSH. Duke qenë në rrjetin e zbatimit të rregullores ndërkombëtare të shëndetin ne koordinohemi për të gjitha veprimet me OBSH.
Rekomandimet ishin përforcim të masave aktuale. U përforcuar personeli shëndetësor në pikat kufitare. Vetëkarantinim është që të jesh i vetëdijshëm për rrezikun dhe të qëndrosh në ambientin e shtëpisë. Rekomandimet e OBSH dhe MSH janë për vetë karantinimin. Po kështu bëhet dhe monitorimi i temperaturës për të gjithë që vijnë nga Italia se më parë nuk bëhej”, tha Tomini.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura