A jemi përpara një dimri pa drita? Ja si përgjigjet kryeministri Rama: Ta dinë të gjithë që për sa kohë unë jam këtu…

Oct 8, 2021 | 10:30
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama e përjashtoi mundësinë që kriza energjetike të nënkuptojë ndërprerje me orë të zgjatura të energjisë elektrike për qytetarët, ndërkohë që jemi përpara stinës së dimrit.

 

“Po nëse do ishte dimër pa drita do i kishim rënë shkurt do thoshim bëhuni gati lajmet vetëm në orën 3, në orën 7 errësirë dhe pse do diskutonim këtu?
Ne po diskutojmë si të mbrojmë konsumatorët nga furtuna”, tha Rama.

A nenkupton kjo krize energjetike nje dimër pa drita?

Rama: Po nëse do ishte dimër pa drita do i kishim rënë shkurt do thoshim bëhuni gati lajmet vetëm në orën 3, në orën 7 errësirë dhe pse do diskutonim këtu?
Ne po diskutojmë si të mbrojmë konsumatorët nga furtuna.

Mbyllja e dritave do ishte kollaj fare. Por nuk jemi këtu për ti rënë kollaj gjërave, e nuk jam këtu që dikush të më qajë hallin mua por që të gjithë të vendosen në pozicionin e shtepisë së madhe.

Se sot Britania e Madhe po paralajmëron një plan ndërprerjesh të energjisë elektrike, në Itali 40% e ka rritr Italia cmimin në faturë.

I keni njerëzit në Itali pyetini sa të lumtur janë me rrogat pensionet situatën etj dhe goditja është shumë e rëndë. Se s’ka ndodhur në Shqipëri, në Tirane që të hapen pika për të marrë bukë falas, ka ndodhur në Milano, gjatë pandemisë, rradha të tëra për të marrë bukë falas.

Kështu që të jemi realist dhe mos harrojmë dhe një gjë tjetër që një pjesë e madhe dhe ata që qahen më shumë janë ata që kanë më shumë të ardhura se sa tregojnë, dakort?

Se përndryshe nëse i besojmë vetëm të ardhurave të deklaruara, shumëcka nuk do shkonte sic shkon në të vërtetë

Sot Shqipëria ka sasinë më të lartë të kursimeve, depozitave të vogla, s’po flas për depozitat e të pasurve, ka sasinë më të lartë të depozitavë, pyesni cfarë është kjo?

Tregon që gjendja është alarmante apo e qëndrueshme? Nuk po them e bukur.
Sot Shqipëria është në nivelin më të lartë të eksporteve.

Ta dinë të gjithë që për sa kohë unë jam këtu nuk ka asgjë që mund të bëhet për ata që janë në nevoje dhe që ne do e lëmë pa bërë, por ajo që nuk bëhet nuk bëhet.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/