“A je i virgjër?”- Ana Lleshi vë në siklet Maris Likën për marrëdhëniet seksuale. Melisa: S’do rri të të mësoj ty unë…

Nov 20, 2020 | 11:16
SHPËRNDAJE

“Ti, a je i virgjër?”, kjo ishte pyetja që konkurrentja, Ana Lleshi i bëri dje në emision Maris Likës, e cila ndezi studion e “Përputhen”.

ana lleshi maris lika melisa lleshi (10)

Nisur nga ndrojtja e Marisit në takimin me Sindi Locin ( hyrja e së cilës bëri shumë zhurmë pasi deklaroi se ishte e virgjër), Ana dhe Melisa e pyetën rreth eksperiencave seksuale që ka pasur, bisedë në të cilën u përfshi edhe opinionisti Arjan Konomi.

Nga ana tjetër, Marisi pranoi se ka pasur marrëdhënie me vajzat, por lidhje serioze ka pasur shumë pak.

ana lleshi maris lika melisa lleshi (1)

Gjithashtu, ai e cilësoi Sindin “një barrierë”, sepse fakti që ajo nuk kishte pasur marrëdhënie intime me një mashkull më parë, e bënte të ndihej pak i frikësuar.

ana lleshi maris lika melisa lleshi (9)

Pjesë nga biseda:

Ana Lleshi: Unë dua të ndalem tek pjesa e virgjërisë që ne qeshëm, por në fakt nuk është aq shumë për të qeshur, sepse mua më duket se Marisi nuk ka pasur kurrë marrëdhënie seksuale. Mos je vërtetë i virgjër?

Marisi Lika: Vajzat e virgjëra më trembin pak, jo se nuk kam pasur marrëdhënie. Më trembin se si e mendojnë, sa hapa duhen për të kaluar në atë pjesë, duan më shumë siguri, janë më të stepura. Unë kam pasur eksperienca në lidhje me vajzat, por mund të them që kam pasur shumë pak lidhje serioze. Të tjerat mund të kenë qenë vetëm flirte që kanë zgjatur shumë pak.

Ana Lleshi: Eksperiencat e tua seksuale, kanë qenë të pakta apo të shumta? Se më hëngre…

Marisi Lika: E lamë atë pjesë, po flisnim për lidhjet… Unë vetëm një vajzë kam pas të virgjër dhe si eksperiencë ishte shumë e bukur.

Melisa Lleshi: Jo nuk e lamë, derisa të japësh një përgjigje. Të paktën, unë jam kurioze. Ke pasur eksperienca apo jo? Se s’do rri të të mësoj ty unë…

Elvis Lushi: Ju na keni kryqëzuar neve, se është pyetur një vajzë sa marrëdhënie ka pasur më përpara, Tani, më çfarë guximi e pyet tjetrin publikisht sa marrëdhënie seksuale kë pasur? Ç’është ky skandal i dyfishtë?

Ana Lleshi: Unë nuk i thash se sa si shifër…

Elvis Lushi: I the sa herë ke bërë seks. Ishte troç fare pyetja. Të ma bësh mua, unë ofendohem shumë rëndë. Nuk kam pse e them publikisht.

Ana Lleshi: Nuk ishte pyetje ofenduese, pyetja në bazë të klipit që pamë. Pamë një djalë të stepur, që ka frikë të thotë një fjalë.

Elvis Lushi: Shumë dakord. Si do ndiheshe ti sikur unë të të pyes kë pas shumë apo pak seks?

Ana Lleshi: Më pyet!

Elvis Lushi: Po pse të të pyes?! Është diçka që s’është interes në publik sa seks ke pasur ti në jetën tënde.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura