A ishte një shef i ashpër? Asistentja e Steve Jobs rrëfen për herë të parë të pathënat e tij: Ka pasur një keqkuptim të madh për…

Apr 8, 2021 | 23:40
SHPËRNDAJE

Asistentja ekzekutive e Steve Jobs, Naz Beheshti ka publikuar një libër të quajtur “Pause. Breathe. Choose.: Become the CEO of Your Well-Being”.

steve jobs (2)

Në një intervistë për “CNBC”, ajo shpjegoi se si puna me bashkëthemeluesin e “Apple” e frymëzoi në jetën e saj, si një trajnere e mirëqenies, folëse dhe autore. Ajo gjithashtu sqaroi disa keqkuptime për Jobs.

Ka pasur një keqkuptim të madh për të, është thënë se ai ishte një person i varur nga puna dhe se ishte me të vërtetë i vështirë me të cilin mund të punoje. Po, në disa raste ai ishte,“- shprehet Beheshti.

steve jobs (1)

Por, në mes të të qenit një shef i ashpër, Beheshti thotë se Jobs, i cili vdiq në vitin 2011, i jepte shumë përparësi mirëqenies së tij, çka i dha “energji, qartësi dhe vizion për suksesin dhe për të ndërtuar ‘Apple’”.

Beheshti thotë jo vetëm që Jobs ushqehej vërtet shëndetshëm, por gjithashtu meditonte çdo ditë dhe bënte aktivitet të rregullt fizik.

steve jobs

Unë shpejt zbulova si e kalonte kohën e lirë Steve Jobs dhe si kjo gjë ishte një nga çelësat e suksesit të tij si një novator i shkëlqyeshëm. Kurdo që dikush kërkonte Steve-n, ose sa herë që nuk mund ta kontaktoje në telefon, kishte vetëm një vend ku mund ta gjeje, gjithmonë: Në zyrën e Jony Ive, ish-shefi i dizajnit të Apple,“- shkruan Beheshti.

stevejobs

Ne mund të lodheshim duke u përpjekur të lidheshim me të, duke u përpjekur ta kishim në takime. Në një moment, do të na duhej të telefononim në zyrën e Jony-t dhe të kërkonim ndihmën e tij për ta tërhequr Steve-n nga koha e lirë. Koha e tij me Jony-n i dha hapësirë dhe mundësi për të qeshur, imagjinuar, krijuar dhe pasur një ndjenjë të përtërirë të lirisë,“- përfundoi ajo.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.