A i kishin edhe fëmijët në krevat? Flet nusja që u filmua me dashnorin: Prej gjaku e mishi jam dhe unë

Jul 31, 2017 | 20:25
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Dy ditë pas publikimit të videos tek emisioni “Me zemër të hapur” në “News24”, 32- vjeçarja L.Nacaj, e cila u denoncua me pamje nga bashkëshorti për tradhti, reagon në emision për të gjitha akuzat që janë ngritur mbi të.

Në një lidhje telefonike në studion e emisionit ku u shfaq edhe video e saj, e reja thotë se video “u modifikua nga familjarët e burrit, për të ble burrin tim me lekë”.

“Ai është i martuar që prej 4 vjetësh në Amerikë, të mbajnë turpin, jam malësore jam shqiptare, kanë bërë gabimin më të madh, jam motra e 6 vëllezërve, kanë dal nëpër televizione, nëpër botë. E kanë modifikuar video, thoni të drejtën, mos u mashtroni, jam një grua e dhunuar. Është burrë me tri gra, e treta grua jeton me të në Amerikë. Prej mishi e gjaku jam edhe unë”.

burri me dashnoren ne Amerike, dhe urimet ne rrjetet sociale
burri me dashnoren ne Amerike, dhe urimet ne rrjetet sociale

“Femijet kane qene ne gjume, nuk kane pare asgje. Femijet nuk e dine se ka nje gje te tille. Jeta eshte e imja”, tha ajo e pyetur nese femijet kane qene ne shtrat me te dashurin e saj.

“Femijet e mi nuk kane qene ne dhome, nuk kane qene ne krevat, nuk jane ngacmuar”, tha ajo.

Nusja që u kap ‘mat’ me të dashurin në krevat, plas bombën: Kollaj ta çosh familjen në rrugë të keqe

Gruaja “protagoniste” e videos ka rrëfyer sot në “Gazetën Shqiptare” versionin e saj të së vërtetës.

Sipas L.N., jeta private është e saja dhe s’mund të ndërhyjë njeri. Por, për fëmijët ajo thotë se i ka rritur me sakrifica dhe pretendon se familja e bashkëshortit e ka dhunuar sistematikisht. Në intervistën për “Gazetën Shqiptare”, gruaja thotë se për këtë video i janë kërkuar burrit të saj në SHBA 800 mijë lekë nga dhëndri i shtëpisë, teksa pretendon se bashkëshorti i saj ka një lidhje paralele në SHBA.

Bashkëshorti juaj doli në një lidhje telefonike ku tha se ka qenë në dijeni të këtij fakti dhe se ka qenë ai personi që ka kërkuar të bëhej kjo video…

Atë e kanë kapur për hunde. Unë kam mesazhet. Është hapur gjyqi që të më marrin mua fëmijët e mi dhe me ia lënë atij pijanecit atje. Që me m’i marrë mua dhe me i lënë me njerkën atje.

Ju po thoni njerkën. Mendoni se bashkëshorti juaj ka një lidhje jashtëmartesore?

Jo mendoj, por unë kam fakte. Kam kaq vite nuse atje dhe më kanë thënë, por unë nuk e kam besuar. Më ka marrë në telefon, më ka sharë familjen e më ka ofenduar. I kam thënë ‘çfarë ke?’

Femrën tjetër, e ka në Amerikë?

Po, kam edhe foton. Të tërë familjarët i thonë “hajd për hajër” e “u plakshit bashkë”. Ai që ka lënë një grua e dy fëmijë në Shqipëri, që ka shkuar andej për një jetë më të mirë, për dy fëmijë të mitur! Për një grua, të keqe a të mirë, vetë e kanë lidh e vetë e kanë zgjidh. Pra ta çosh në rrugë të keqe familjen e ke kollaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura