A i ka shkruar një letër Luizit? Berisha uron këngëtarin për dasmën me Kiarën: Me trashëgime çiftit

Feb 2, 2023 | 23:12
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha ka uruar këngëtarin Luiz Ejlli për zyrtarizimin e lidhjes së tij me moderatoren Kiara Tito në Big Brother Vip.

Collage Maker-02-Feb-2023-11.12-PM

Mrëmjen e sotme në emisionin Opinion analisti Lorenc Vangjeli tha se ishte më e lehtë të puthte Luizi Kiarën se të takohen Berisha me Alibeajn.

Në këtë moment Berisha mori disa sekoda për t’i uruar çiftit dashurinë e tyre. Ai mohoi të ketë shkruar një letër për këngëtarin, ashtu sikurse ka qarkulluar në media prej disa kohësh.

Pjesë nga biseda në studio

Lorenc Vangjeli: Më kollaj u puth Luizi dhe Kiara se sa takoheni ju dhe Alibeaj

Sali Berisha: Të trashëgohen njëherë dhe jetë të lumtur çiftit.

Lorenc Vangjeli: I ke shkruar një letër Luizit?

Sali Berisha: Jo nuk i kam shkruar një letër sepse secili ka diellin e vet. Urimi për martesën është gjëja më normale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura