A është xheloze për ish-të dashurat e Ledri Vulës? Sara Hoxha: Jam bërë shoqe me njërën prej tyre! Arsyeja pse zihemi është…

Mar 25, 2023 | 11:01
SHPËRNDAJE

Blogerja Sara Hoxha, fituesja e “Dancing With The Stars” ka treguar se tek ajo nuk ekziston ndienja e xhelozisë dhe se është shumë tolerante.

sara ledri dhe dafi

E pyetur se për cilën vajzë të shoubizit ajo bëhet më shumë xheloze, dhe cilën nga ish të dashurat e Ledri Vulës, ajo tha:

Nuk jam fare xheloze. Kur kam takuar dhe Dafinën kam ndenjur me të që ata kanë një histori bashkë të dy e jam bërë deri diku shoqe me të për kë tjetër mund të bëhem unë xheloze personazh publik. Nëse nuk bëhem xheloze për ta që kanë pasur dicka bashkë, për kë mund të bëhem tjetër. Jam shumë tolerante dhe mendoj që cdo njeri ka historinë e vet, kur ajo histori është e mbyllur dhe mua më rastis të takohem me një person të të kaluarës nuk i futem pas asaj gjësë. Nuk kthehem pas”.

Sara Hoxha tregoi tek “Ftesë në 5” dhe arsyen e zënkës me Ledrin dhe “fajin” e ka telefoni.

Unë zakonisht nuk zihem shumë me Ledrin. Mos përgjigja e telefonit është. Neglizhenca është gjithmonë nga ana ime se unë kur jam me njerëz e harroj gjithmonë telefonin dhe kur kam Poin harroj ti bëj video Poit e ti dërgoj video e ai për këtë gjë mërzitet shumë“.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura