A është takuar ndonjëherë me Tahirin? Flet për herë të parë Shkëlzen Berisha

Dec 17, 2017 | 14:00
SHPËRNDAJE

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit ka sqaruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale për disa zëra që qarkullojnë në disa portale online për takimin e tij me Saimir Tahirin.

Shkelzen-Berisha

Ai shkruan se këto janë shpifje lehtësisht të verifikueshme.

Postimi i plotë:

Duket se“burimet” e Habilajve kane pikuar disa portale qe aludojne per takime mes meje dhe kushuririt te tyre ish minister qe dyshohet dhe hetohet per trafik nderkombetar droge nga drejtesia shqiptare dhe italiane. Ndonese e panevojshme,ne respekt te opinionit sqaroj se, keto lajme te rreme jane kryekeput shpifje lehtesisht te verifkueshme si te tilla. Aresyet e tyre duhen gjetur te paniku qe ka mberthyer kusheririn e trafikanteve nga zbardhja e perditshme e bisedave ku njerezit e tij te afert flasin per miliona euro dhe diamante qe perfundojne ne xhepat e tij nga trafiku i droges.

berisha12

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura