A është Shqipëria ndalesa tjetër për refugjatët e bllokuar?

Mar 11, 2016 | 16:48
SHPËRNDAJE

Një vend që ka historinë e tij të emigracionit, së shpejti mund ta gjejë veten në qendër të krizës europiane të refugjatëve. Kështu shkruan në artikullin e tij për Shqipërinë rrjeti ndërkombëtar mediatik Al-Jazeera.

“Ata vijnë me mijëra çdo natë, të veshur me rroba të leckosura, disa me fëmijë në krah. Duke sfiduar temperaturat nën zero ata ngjiten më këmbë nëpër terrenin me dëborë në malet e thepisura shqiptare. Raportimet për anijet me refugjatë siç po ndodh aktualisht, ishin të zakonshme në vitet ’90 në Shqipëri, ku mijëra shqiptarë pas rënies së diktaturës së Enver Hoxhës kalonin ilegalisht Adriatikun, shkruan AJ.

cf15cf6e920e433382abf16218880e44_18

Mbyllja e fundit e rrugës ballkanike dhe kriza humanitare e përshkallëzuar me shpejtësi në Greqi ka bërë që shumë njerëz të pyesin veten nëse Shqipëria është gati të presë rrjedhën e emigrantëve të nëpër territorin e saj?

Al-Jazeera citon përfaqësuesen e UNHCR-së në Tiranë, Marie Verney e cila thotë se pavarësisht se janë disa baraka ushtrie gati për emigrantët, ka mungesë stafi dhe burimesh.

b4f404c1eb6040fab4d79cc9d7ec008e_18

“Kanë disa baraka ushtrie në kufirin jugor – thonë që janë gati të përdoren për akomodim, por nuk janë gati. Ka mungesë stafi dhe burimesh. Ka një pikëpyetje të madhe këtu. Imagjinoni, ka mijëra njerëz në Greqi, po kur sheh Shqipërinë, pas disa pak qindrave kapaciteti tejkalohet shumë shpejt.

Çfarë ndodh pastaj? Qeveria shqiptare ka qenë jashtëzakonisht ngurruese të angazhohet publikisht me çfarëdo planifikimi sepse thonë ‘nëse flasim për këtë në media, refugjatët do nisen të vijnë’. Por ne u themi, ‘ata do të vijnë, bëni ose nuk bëni ju ndonjë plan’”, thotë Verney për “AJ”.

c94cb1b244964d4db3e968f034e7e5ba_18

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura