A është real numri i të vdekurve nga koronavirusi? Një statistikë në një nga zonat më të prekura të Italisë tregon të vërtetën tjetër

Mar 26, 2020 | 18:45
SHPËRNDAJE

Në Nembro rrugët pothuajse janë të shkreta, trafiku mungon, një heshtje e çuditshme ndërpritet ndonjëherë nga sirena e një ambulance që mbart me vete ankthin dhe shqetësimin që mbush zemrat e të gjithëve këto javë.

coronafrance

Në Nembro çdo anëtar i komunitetit vazhdimisht merr lajme që ai kurrë nuk ka dashur të dëgjojë, çdo ditë humbasim njerëz që ishin pjesë e jetës dhe komunitetit të tyre. Nembro, në provincën e Bergamos, është komuna më e prekur nga Covid-19 në lidhje me popullsinë. Ne nuk e dimë saktësisht se sa njerëz janë infektuar, por e dimë se numri i vdekjeve që i atribuohen zyrtarisht Covid-19 është 31.

Ne jemi dy fizikanë: njëri u bë sipërmarrës në shëndetësi, tjetri kryetar bashkie, në kontakt të ngushtë me një territor shumë koheziv, ku e njohim njëri-tjetrin: kemi vërejtur se diçka nuk është në rregull me numrat zyrtar dhe vendosëm – së bashku – për të kontrolluar. Ne shikuam mesataren e vdekjeve në komunë vitet e kaluara, në periudhën janar – mars. Nembro duhet të ketë pasur – në kushte normale – rreth 35 vdekje. 158 persona të vdekur janë regjistruar këtë vit nga zyrat komunale që do të thotë 123 më shumë se mesatarja.

Jo më shumë se 31, siç do të duhej të ishte sipas numrave zyrtarë të epidemisë së koronavirusit.

Dallimi është i madh dhe nuk mund të jetë një devijim i thjeshtë statistikor. Statistikat demografike kanë “qëndrueshmërinë” e tyre dhe mesataret vjetore ndryshojnë vetëm kur arrijnë fenomene plotësisht “të reja”.

Në këtë rast, numri i vdekjeve anormale në krahasim me mesataren që Nembro regjistroi në periudhën kohore të marrë në konsideratë është 4 herë më shumë se ato që i atribuohen zyrtarisht Covid-19.

Nëse shikoni se kur kanë ndodhur këto vdekje dhe krahasoni të njëjtën periudhë me vitet e kaluara, anomalia është edhe më e dukshme: ekziston një rritje kulminante në vdekjet “e tjera” që korrespondojnë me atë të vdekjeve zyrtare nga Covid-19.

Në hipotezën – aspak të largët – që të gjithë qytetarët e Nembro janë prekur nga virusi (me shumë asimptomatikë), 158 vdekje do të barazonin me një normë fataliteti prej 1%.

Kjo është saktësisht niveli i pritshëm dhe i matur i vdekshmërisë në anijen e lundrimit “Princess Diamond” dhe – përmasat e duhura sipas strukturës demografike – në Korenë e Jugut.

Ne kemi bërë saktësisht të njëjtën llogaritje për komunat e Cernusco sul Naviglio (Mi) dhe Pesaro duke përdorur saktësisht të njëjtën metodologji. Në Cernusco numri i vdekjeve anormale është i barabartë me 6.1 herë me ato që i atribuohen zyrtarisht Covid-19, gjithashtu në Pesaro 6.1 herë. Shifrat e Bergamos janë mbresëlënëse, ku raporti arrin në 10.4.

Jashtëzakonisht e arsyeshme të mendosh se këto vdekje të tepërta janë kryesisht njerëz të moshuar ose të dobët, të cilët vdesin në shtëpi ose në ambiente banimi, pa u shtruar në spital dhe pa u analizuar si të infektuar me të vërtetë me Covid-19.

Duke pasur parasysh rënien e parë ditëve të fundit pas pikut, imuniteti i popullsisë ka të ngjarë të arrihet në Nembro.

Nembro përfaqëson në një mënyrë të vogël atë që do të ndodhte në Itali nëse të gjithë do të infektoheshin nga koronavirusi – Covid 19: 600 mijë do të vdisnin.

Për më tepër, numrat e Nembro sugjerojnë që ne duhet të marrim ato të vdekjeve zyrtare dhe t’i shumëzojmë ato së paku me 4 për të pasur ndikimin e vërtetë të Covid-19 në Itali, në këtë kohë.

Sugjerimi ynë, pra, është që të analizohen të dhënat e bashkive individuale në të cilat ka të paktën 10 vdekje zyrtarisht me Covid-19 dhe të verifikohet nëse korrespondon me vdekjet e vërteta.

/Marrë nga Corriete/

 

 

Frika jonë është se jo vetëm numri i të infektuarve është nënvlerësuar në masë të madhe për shkak të numrit të ulët të tamponeve dhe testeve që janë realizuar dhe për këtë arsye “zhdukjes” së asimptomatikëve nga statistikat, por që gjithashtu, duhen të merren parasysh të dhënave Komunave.

Jemi duke u përballur me një ngjarje epokale dhe për ta luftuar atë, na duhen të dhëna të besueshme për realitetin e situatës, të shpalosura në mënyrë transparente midis të gjithë ekspertëve dhe njerëzve që duhet të menaxhojnë me përgjegjësi krizën. Bazuar në këto të dhëna ne mund të kuptojmë dhe të vendosim se çfarë është e drejtë për të bërë, në kohën që kërkon kriza.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura