A është nën hetim Dako? Reagon Prokuroria: Po merremi me dosjen 339, largimi i prokurorëve solli…

Oct 25, 2018 | 22:38
SHPËRNDAJE

Prokuroria ka reaguar zyrtarisht për emisionin “Opinion” në lidhje me përgjimet e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, për dosjen 339 të vitit 2016.

Në reagimin zyrtar Prokuroria bëri me dije se largimi i prokurorit Anton Martini, i cili ka pasur fillimisht këtë dosje, është rastësor.

Dako ne Opinion1

Sipas Prokurorisë, kjo dosje e bandës së Avdylajve në Shijak, po qëndronte prej disa muajsh në sirtar.

“Dosja është në hetim. Largimi i prokurorit nuk ka lidhje me këtë rast. Theksojmë se duhet konstatuar se largimi rastësor i prokurorit ka sjellë zhbllokimin e Durrësit. Po hetohet dosja që rrinte në sirtat prej muajsh”, tha Prokuroria për emisionin “Opinion”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura