A është ky truri i sulmit terrorist në aeroportin e Stambollit?

Jun 29, 2016 | 16:18
SHPËRNDAJE

Pas sulmit terrorist në aeroportin e Stambollit ku tre terroristë qëlluan me armë dhe hodhën veten në erë, mbeten shumë pikëpyetje.2,w=650,c=0.bild

Të paktën 41 persona humbën jetën dhe 239 të tjerë u plagosën.

Policia turke po përkon të zbulojë mbështetësit e këtij sulmi që është më i madhi në një aeroport turk.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përsipër sulmin. Kurdët kanë bërë të ditur se nuk marrin përgjegjësinë për këtë akt.

Nga ana tjetër, të dhënat flasin se pas këtij sulmi fshihet ISIS dhe truri mund të jetë Ilhami Bali, i konsideruar si kreu i degës së ISIS në Turqi.

Bali akuzohet se fshihet dhe pas disa sulmeve të tjera terroriste në Turqi, ku më i fundit është ai i janarit në Stamboll.

Xhihadisti që lufton me emrin Ebu Bekir është i përfshirë në listën e terroristëve dhe njihet për lidhje të forta.

Ai ka mundur që të organizojë transportin e të plagosurve të ISIS në spitalet turke.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura