A është krisur miqësia e Beniada Nishanit dhe Einxhel Shkirës? Moderatorja: Mora vesh se arsyeja ishte…

Apr 30, 2022 | 23:30
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Miqësia mes Beniada Nishanit dhe Einxhel Shkirës ishte shumë e ngushtë ku u duk se vajzat do të ruanin ende po të njëjtat relata dhe pas mbarimit të “BBVIP” por nuk ndodhi kështu.

Që pas daljes nga shtëpia e famshme dy modelet nuk janë parë të jenë takuar me njëra-tjetrën. E ftuar në emisionin “Why Not”, Einxhel ka zbuluar se si qëndron e vërteta e krisjes së miqësisë mes tyre.

Sipas saj ato thjesht kanë rastisur me njëra-tjetrën disa herë por nuk kanë pasur takime. Arsyeja përse nuk kanë pasur kontakte është se Beniada nuk i ka numrin e telefonit. Kujtojmë se në programin “Goca dhe Gra” Nishani ka zbuluar se kjo ishte arsyeja përse vajzat nuk kanë folur ende.

Einxhel ka ironizuar gjithashtu dhe faktin se modelja ka jetuar në Itali dhe mbase e kanë si traditë këtë gjë.

“Nuk jemi takuar akoma, kemi rastisur por ngaqë nuk ma ka numrin e telefonit akoma prandaj. Kështu e mora vesh, kjo ishte arsyeja përse nuk kemi komunikuar. Italiane e mbase kanë tradita zakone të tjera…

Nuk e di… i kisha thënë brenda në shtëpi që ditën e fundit se nuk do tia jepja numrin e telefonit dhe mesa duket e ka marrë shumë për bazë dhe as nuk e ka kërkuar. Më tha që do të më merrte në telefon çdo mëngjes për të më zgjuar dhe kisha frikë se mos ndoshta do ta bënte me të vërtetë këtë gjë.”– u shpreh ajo.

E pyetur nëse mbase kanë pasur ndonjë hatërmbetje mes tyre, Shkira u shpreh se çdo gjë që kanë pasur për tu sqaruar e kanë bërë brenda shtëpisë dhe nuk ka mbetur gjë tjetër.

“Çfarë ka pasur për tu folur mendoj se është folur aty brenda dhe në qoftë se ndonjëra nga ne nuk e ka gjetur mënyrën ose nuk e ka ndjerë nevojën të sqarojë ndonjë gjë kur kemi dalur atëherë do të thotë që nuk ka asnjë gjë për të sqaruar”.- tha Einxhel.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura