A e shkeli avioni rus vërtetë hapësirën ajrore të Turqisë?

Nov 24, 2015 | 17:41
SHPËRNDAJE

Mediat në Turqi, por edhe ato ndërkombëtare kanë mundur të marrin të dhënat e radarëve për itinerarin e avionit rus të qëlluar sot nga forcat turke në kufirin turko-sirian.

GjurmetNë një kohë kur pala ruse këmbëngul se avioni ishte duke kryer misionin e tij duke bombarduar pozicionet e terroristëve të ISIS-it, Turqia pretendon se avioni shkeli hapësirën e saj ajrore dhe u paralajmërua disa herë.

Edhe analizat e radarit turk e tregojnë këtë. Avioni SU 24 ka shkelur mbi hapësirën ajrore të Turqisë.

Autoritetet turke bënë të ditur se avioni rus u paralajmërua 10 herë brenda pesë minutave përpara se të goditej por ka vazhduar fluturimin i pashqetësuar.

Gjurmet1Këtë e ka konfirmuar edhe një zyrtar i lartë amerikan që udhëheq koalicionin e përbashkët SHBA-Turqi në Siri. Ai ka thënë se avioni u paralajmërua disa herë para se të goditej.

Rrëzimi i avionit rus ka bërë që të ngrihen tensione të mëdha midis Turqisë dhe Rusisë. Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë qenë të ndera që kur Rusia nisi bombardimet në Siri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura