“E njoh familjarisht Edmond Begon”, Balla flet për akuzat e opozitës: E sfidoj PD-në që të…

Aug 21, 2018 | 15:38
SHPËRNDAJE

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla nga një konferencë më dy deputetë gjerman, në lidhje me procesin e integrimit u është përgjigjur dhe një herë akuza të opozitës.

Balla tha se e e njeh familjarisht, por garantoi se nuk ka asnjë mburojë ligji për shtetasin Edmond Bego.

balla

Opozita ka aluduar për lidhje mes jush dhe Bega, a mund ta shpjegoni nga e njihini dhe cilat janë marrëdhëniet me personin në fjalë?

Lidhur me akuzat e gojëtarëve të PD do i përgjigjesha vetëm njërës. A ka qenë sundimi i ligjit i njëjtë edhe për këtë person, apo ka siguruar mburojë politike? Për ne dhe për mua personalisht sundimi i ligjit është dhe duhet të jetë i njëjte për të gjithë.  Personin në fjalë e njoh, njoh bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, nxënës shembullorë.

Ju them me garanci të plotë se kurrë nuk i është ofruar një mburojë e tillë politike dhe përgjigjen më të mirë e ka dhënë dje policia e shtetit. Ky skenar është thjesht një pjesë e Babales 3. Personi nuk ka qënë në kërkim. Pas verifikimit që zgjat 40 ditë, do të shohim nëse personi ka pasur ndonjëherë nevojë për mburojë politike.

I njëjti person nuk mund të kryejë të njëjtin dënim për një vepër që e ka kryer 10 vjet më parë. Nëse PD ka dyshime, të shkojë në prokurori të bëjë kallzim penal. E sfidoj PD-në që të çojë çështjen në prokurori. Siç edhe ndodh në Gjermani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura