“A e kërcënon Vangjush Dako Edi Ramën?”, LSI reagon ashpër: Pse ka frikë kryeministri nga…

Nov 13, 2018 | 15:58
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm dhe deputetit të LSI-së, Endrit Braimllari në një konferencë për shtyp sulmoi ashpër qeverinë. Në një dalje nga selia e LSI, Braimllari tha se Rama po dhunon Kushtetutën dhe institucionet që sipas tij i shjërbjnë dhe bashkëpunëtorëve të tij në krim.

Në emër të LSI-së ligjvënësi i drejtoi sërish disa pyetje Ramës, të njëjtat me ato në deklaratën e djeshme, duke nisur nga arsyeja e dorëheqjes së Xhafajt, e deri tek Tahiri.braimllari-1-669x450

“Dhunimi i Kushtetutës dhe institucioneve i shërben Ramës, për të mbyllur çështjen e bashkëpunëtorit të tij në krim. Duam përgjigje nga Rama, që e pret e gjithë Shqipëria. Cilat janë arsyet e dorëheqjes së Fatmir Xhafës, ish-ministër i brendshëm? Përse ka frikë Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë nga Avdylajt? Përse ka frikë Edi Rama nga Bajrat? Çfarë ju ka premtuar ai atyre si kryeministër i vendit? Deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në laboratorin e Hasit? A e gjeti Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, pronarin e 613 kg të kokainës në Maminas?

Për çfarë e kërcënon Ndokaj nga burgu Edi Ramën? A e kërcënon Vangjush Dako Edi Ramën? A është kthyer Edi Rama në një kredi të vërtetë bankare për Vangjush Dakon? Më çfarë materialesh e kërcënon Saimir Tahiri dhe deri ku shkon përfshirja e Edi Ramës në çështjen e Xibrakës?”, tha Braimllari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura