A duhet të kryejnë marrëdhënie seksuale personat me probleme të zemrës? Mjeku Kim Drasa zbulon çfarë pasojash ka dhe këshillat që duhen mbajtur parasysh

Dec 6, 2021 | 21:47
SHPËRNDAJE

Mjeku urolog dhe seksolog Kim Drasa në një artikull të publikuar në “Panorama.al”, i drejtohet patientëve me probleme kardio vaskulare që të kenë kujdes me aktivitetin e tyre seksual.

pjimage - 2021-12-03T144745.655

Sipas tij, “seksi nuk mund të rekomandohet për njërëzit për njërëzit me dëmtime të rënda të zëmrës ose me kondicione të tjera të ashpra, të zemrës”.

“Gjithashtu, pacientët të cilët kanë patur një nderhyrje kardiovaskulare sic është një atak kardiak, duhet patjetër të takohen me specialistin, përpara se të kryejnë marredhenie seksuale”, thotë mjeku Kim Drasa.

A ËSHTË E SHËNDETSHME PËR ZËMRËN E SËMURË, TË PACIENTËVË, ME PAS SEKS?

Studimi: Për numrin më të madhë të pacientëve, sexi është shërues, vecanërisht nëqoftëse sëmundja e zëmrës së tyre (sëmundjet kardio-vaskulare) është e qëndrueshme.

Mirëpo, siguria është në lidhje me ashpërsinë dhe seksi nuk mund të rekomandohet për njërëzit për njërëzit me dëmtime të rënda të zëmrës ose me kondicione të tjera të ashpra, të zemrës.

Nëqoftëse ju jeni të pasigurtë ose keni pyetje specifike rreth situatës tuaj, personale, ju duhet patjetër të kini kontaktk me personelin e kujdesit shëndetësor.

Gjithashtu, pacientët të cilët kanë patur një nderhyrje kardiovaskulare sic është një atak kardiak, duhet patjetër të takohen me specialistin, përpara se të kryejnë marredhenie seksuale.

Disa pacientë me problem kardiake, janë të shqetësuar se mendojnë që duke bërë seks do të kenë një atak kardiak ose arrest kardiak (ndalim I sistemit elektrik të zëmrës). Studimet sygjerojnë që këto rreziqe janë të evitueshme.

Ekspertët thonë që “Duke patur raport seksual është ekuivalente e një ecje të shpejtë ose ngjitja e dy shkallëve, përnjëherë.”

STOP menjëherë, aktivitetit seksual nëqoftëse ju keni dhimbje gjoksi, probleme me frymëmarjen ose ndonjë tjetër simptomë të një problemi kardio-vaskular.

Njërëzit, të cilët paraqesin këto kondicione kardiovaskulare duhet të evitojnë bërjen e seksit, derisa të konfirmohet nga specialisti që është ok dhe këto kondicione janë:

*Dhimbje gjoksi;

*Marrjemëndje;

*Frymëmarje të shkurtuar;

*Sëmundje kardiovasculare të ta-stabilizuar;

*Dëmtime të avancuara të zëmrës;

*Arritmia;

*Hipertension arterial të pa-stabilizuar;

*Dobësim të muskulit zëmrës;

*Atake kardiake të mëparëshme.

Për më tepër, njerëzit që marrin ilace për zëmrën që përmbajnë Nitrate nuk mund të përdorin ilace për Erection, sic janë lloji i Phosphpodiesteraze (Vager, Levitra, Cialis) ose Avanafil (Stendra).

Ndërveprimi midis këtyre ilaceve mund të shkaktojë rrënje të menjëherëshmë të tensionit.

Disa herë doktoret rekomandojnë reduktim të aktivitetit seksual. Kjo nënkupton të bësh më pak seks.

Duke marrë kujdes të mirë për shëndetin e zëmrës ju mund të përmirësoni funksionin dhe kënaqësinë seksuale.

MOS HARRONI:
1) Ndiqni një diet të shëndetshme. Hani fruta, zarzavate, drithra të plota. Reduktoni konsumin e Sodium dhe dhjamrave të pa-shëndetshme.
2) Rregullisht bëj fiskulturë.
3) Mbaj peshë të shëndetshme.
4) Merrni ilacet me korrektesë.
5) Mos pi cigare.
6) Manaxho stresin.

PËR CFARË DUHET TË DINË PACIENTËT ME ZEMËR RRETH MEDIKAMENTEVE DHE SEXIT?

A NDIKOJNË PËR KEQ, ILACET E ZËMRËS MBI FUNKSIONIN SEKSUAL?

Disa ilace për zemrën dhe tensionin e gjakut kanë efekte anësore seksuale. Nëqoftëse kjo ndodhë, pacientët nuk duhet të ndalojnë marrjen e këtyre medikamenteve. Në të tilla raste specialist duhet të gjej ndonji ilac tjetër që ka më pak efekte anësore, seksuale. Por kjo gjetje mund të dojë kohë por është e rëndësishme që ilacet që merrni për zëmrën duhet të kenë prioritet.
Gjithashtu, burrat që kan marrë Nitrate për sëmundjen e zëmrës nuk duhet të marrin ilace për ereksion sic janë Viagra, Levitra, Cialis dhe Avanafil (prodhim I fundit).

SA KA GJASA QË AKTIVITETI SEKSUAL TË SHKAKTOJË ARREST KARDIAK; TË PAPRITUR?

Ndërsa kjo është e mundur për ndonji person që ti ndodhi Arresti , I papritur kardiak gjatë ose tamam mbas sexit, shanset e kësaj ndodhie janë të pakta.

Ndalimi i papritur i zemrës (Arrest cardiac) ndodh kur zëmra ndalon së rrahuri.

Ndonjëherë, kjo ndodhë nga aritmia. Nuk ka asnjë shënjë lajmëruese që do ndodhi arresti kardiak.

Ndalimi I pa-pritur I zëmrës është ndryshe prej një ataku të zëmrës, I cili ndodhë kur bllokohet fluksi I gjakut për në zëmër.

Në Nëndor 2017, shkencëtarët diskutuan gjasatne arrestit kardiak, të pa-pritur, gjatë aktit seksual, në një takim të American Heart Association.

Ky studim përfshiu 4,557 adult, të cilët kishin patur Arrest kardiak, të pa-pritur, midis viteve 2002 dhe 2015, në Oregon, USA. Nga ato raste u konstatua që 32 burra dhe 2 gra (1%, e të gjitha rasteve)kishin patur lidhje me aktin seksual. Ndalimi i zëmrës ju kish ndodhur gjatë aktit seksual ose brënda 1 ore, pas seksit.

Këta pacientë ishin meshkuj, moshë e mesme. Shumica e tyre kishin një histori të sëmundjes zëmrës dhe pjesa më e madhe merrnin medikamente për zëmrën. Një gjetje, gjatë studimit që I shqetsoj shkencëtarët ishte që vetëm 1/3 e pacientëve merrnin mjekime për Ringjalljen Cardio-Pulmonare (CPR). Arsyeja e shqetsimit të shkencëtarëve ishte që në rastet kur ndodhte arresti cardiac, pacientët që merrrnin ilace për CPR mund të shpëtonin nga arresti cardiac dhe kështu shpëtonin jetën e personit. Shkencëtarët bejnë apel për më tepër edukim public mbi CPR dhe të inkurajojë njërëzit që të mësojnë rreth saj.

MESAZHET PERSONALE:
1) “SHËNDETI SEKSUAL ËSHTË BAROMETËR I TRUPIT.”
(KIM M. DRASA)
2) SEKSI lejohet edhe në meshkujt me problem kardiake.
3) Seksi ju përmirëson cilësinë e Jetës.
4) Seksi përmirëson edhe pacientët me problem kardiake.

NGA Prof. Dr. KIM M. DRASA

UROLOG & SEXOLOG

PRESIDENT A.U.S.A “MAKSUT DRASA”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura