A duhet shtyrë doza e dytë e vaksinës kundër Covid? BioNTech del me paralajmërim dhe thotë se…

Jan 5, 2021 | 16:01
SHPËRNDAJE

vaksinim gj

Kompania farmaceutike gjermane, BioNTech, tha se nuk ka të dhëna që mbështesin “sigurinë dhe efikasitetin” e vaksinës kundër koronavirusit, nëse doza e dytë shtyhet më shumë se tri javë.

BioNTech, që ka zhvilluar vaksinën së bashku me kompaninë amerikane, Pfizer, tha se të dhënat klinike që tregojnë se efikasiteti i vaksinës është 95 për qind, bazohen në dhënien e dy dozave me një diferencë kohore prej tri javësh.

“Siguria dhe efikasiteti i vaksinës nuk janë vlerësuar në orare të tjera dozimi”, tha BioNTech.

E përballur me numër të kufizuar vaksinash, Danimarka ka thënë të hënën se dy dozat do t’i ndajë deri në gjashtë javë.

Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do të presë deri në 12 javë përpara se ta japë dozën e dytë.

Edhe Gjermania është duke e shqyrtuar shtyrjen e dozës së dytë për më shumë se tri javë.

Mbështetësit e kësaj praktike thonë se ajo do t’iu mundësojë më shumë njerëzve të vaksinohen me dozën e parë.

“Vendimet për regjimet alternative të dozimit u përkasin autoriteteve shëndetësore, por ne besojmë se doza e dytë nevojitet për të siguruar mbrojtje maksimale kundër sëmundjes”, tha kompania BioNTech./REL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura