A do t’i paguajë Britania 1.8 miliardë paund Shqipërisë dhe Turqisë?

Apr 28, 2016 | 16:20
SHPËRNDAJE

Britanikët do të vendosin me anë të referendumit që do të mbahet më 23 qershor nëse do të qëndrojnë në Bashkimin Evropian apo jo. Në argumentet e përdorura pro daljes nga unioni është përfshirë sërish Shqipëria. Këtë herë në aspektin negative._89471943_albania_quote

Britania e Madhe do të jetë e detyruar të paguajë 1.8 miliardë paund deri në fund të vitit 2020 për Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë dhe Turqinë në procesin e integrimit të tyre në BE.

Por si qëndron e vërteta? Për një periudhë 7-vjeçare 1.2 miliardë paund e buxhetit të BE-së që do të ketë si kontributor Britaninë do të shkojë për shtatë vendet kandidate për anëtarësim në BE.

Britania do të japë dhe 250 milionë paund të tjera për të ndihmuar Turqinë në përballimin e krizës së refugjatëve sirianë dhe kjo mund të rritet edhe më tej në dy vitet e ardhshme.

Gjithashtu dhe 640 milionë paund do t’i paguhen sërish Turqisë në bazë të marrëveshjes BE-Turqi për lehtësimet gjatë procesit të integrimit të vendit në union, duke e çuar shumën në total në 1.84 miliardë paund.

Në vitin 2014, BE miratoi se do të përdorte në total 11.7 miliardë euro nga buxheti i saj 7-vjeçar (2014-2020) për të ndihmuar shtatë vendet kandidate për anëtarësimin në BE për të realizuar reforma politike dhe ekonomike.

Turqia si vendi më i madh do të marrë 4.5 miliardë euro në total, kurse Shqipëria vetëm 649 milionë euro.

Britania e Madhe kontribuon në buxhetin e BE-së nga 12 deri në 13% me ndryshime nga viti në vit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura