A do tërhiqet SHBA nga marrëveshja me Rusinë? Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Amerikë flet për negociata mirëbesimi dhe…

May 22, 2020 | 8:30
SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara nuk presin të tërhiqen nga marrëveshja START-i i Ri me Rusinë, e vetmja marrëveshje e armëve bërthamore që mbetet akoma në fuqi midis dy vendeve, tha Këshilltari për Siguri Kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Robert O’Brien.rakete

Ai u pyet nga Fox News nëse Shtetet e Bashkuara do të tërhiqeshin nga traktati.

“Jo unë nuk mendoj kështu. Ne do të hyjmë në negociata të mirëbesimit me rusët për kontrollin e armëve bërthamore”, tha O’Brien.

START-i i Ri, i cili vë limite mbi arsenalin bërthamor të Rusisë dhe SHBA-së, skadon në vitin 2021, nëse palët nuk pajtohen për zgjatjen e tij.

Rusia ka pranuar një zgjatje të tij, por administrata e presidentit Trump ka bërë thirrje për një traktat të ri, që do të përfshinte edhe Kinën.

Kina ka thënë se nuk është e interesuar të marrë pjesë në bisedime të tilla.

Traktati ishte një nga temat e diskutimit, gjatë një telefonate midis presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, e zhvilluar më 7 maj.

Shtetet e Bashkuara, njoftuan më herët, se po planifikojnë të tërhiqen nga traktati i Qiejve të Hapur, i nënshkruar nga 35 vende, për shkak të shkeljeve të marrëveshjes nga ana e Rusisë.

Traktati 18-vjeçar synon të rrisë stabilitetin ndërkombëtar, duke lejuar vendet nënshkruese të kryejnë fluturime përgjimi mbi territoret e njëra-tjetrës, për të vëzhguar instalimet ushtarake dhe objektet e tjera. Rel

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura