A do të thotë fitorja e Trump fitore edhe për opozitën? Çfarë thonë analistët

Jan 26, 2017 | 23:30
SHPËRNDAJE

Presidenti i ri amerikan Donald Trump dhe ndikimi në politikën shqiptare është tema që është diskutuar sonte në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në News24. Në studio për të diskutuar janë të pranishëm analistët Fatos Lubonja, Andi Bushati, Andi Bejtja dhe Çim Peka. Ata kanë analizuar edhe faktin se opozita shqiptare, PD e sheh edhe si një fitore të saj fitoren e Donald Trump.Analistet-te-paekspozuarit

Analisti Andi Bejtja foli për një goditje nga ana e presidentit amerikan për kryeministrin shqiptar në muajt në vijim. Edhe Lubonja gjithashtu.

Rakipi: Pse pas fitores së Trump, do fitojë opozita në Shqipëri?
Bejtja: Administrata e Tumpit nuk do jetë aq dashamirëse me qeverinë që kemi në pushtet. Kemi shenja të vogla. Janë deklaratat e Trump në fushatë. Po kështu kreu i këshilltarëve të Trump publikon vetëm lajme për Ukrainën dhe Shqipërinë në lidhje me Soros. Do ketë ndikim patjetër. Opozita nuk është se me këtë gjë do sigurojë fitoren por nuk ka pse të mos e luajë këtë lojë.
Edi Rama është i lumtur që fitoi Trump? Do ishte më i lumtur të fitonte Clinton apo Trump? Duke përfunduar nga gabimi i kundërshtarit të tij, partia demokratike mund të bëjë këtë lojë.

Bushati: Nuk jemi këtu për të bërë alibinë e partive por për të thënë se sa reale është kjo propagandë. Nëse do fitonte Clinton, këta të Ramës do i kishim akoma më shumë në kurriz, do na çanin veshët më shumë.

Bejtja: Pse ti nuk mendon që opozita ka shpresë me Trump?
Bushati: Nuk e di.
Bejtja: Nuk e di ti, në mars në prill Rama mund të marrë një goditje. Opozita ka shpresë tek Trump.

Lubonja: Disa lidhje që ka pasur Rama tek Sorosi dhe lidhje të veta, që çojnë deri tek Hilary Clinton, ka bërë që të ketë disa ndërhyrje. Në Shqipëri më shumë se sa sukseset e brendshme përdoren të jashtmet. Ju kujtohet Rama me kanabisin, që thoshte ‘si ka mundësi që nuk flasin amerikanët’. Ky merr një goditje. Kjo demagogji merr një goditje, në këtë aspekt kjo është e mjaftueshme për opozitën.
Ka dy rreziqe në këtë aspekt edhe opozita. Rreziku i parë edhe pragmatizmi se Donald Trump është pragmatist. Por në një të ardhme mund t’i lidhë telat me Ramën.

Rakipi: Po ky po u bë dhe me Trumpin e meriton gjithë pushtetin.
Lubonja: Rreziku tjetër se Trump është quajtur jokonvencional, se e gjithë Amerika është çuar. E të ndodhë diçka, çohet Edi Rama dhe thotë ‘ju thashë’, ndaj më mirë të qëndrojmë këtu ku jemi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura