A do të shënojë Duka “gol” në 7 shkurt? Ja si përgjigjet presidenti i FSHF-së…

Jan 26, 2018 | 13:12
SHPËRNDAJE

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka së bashku me zv. ministrin e arsimit dhe të sporteve, Kostandin Shkurti ishin në shkollën “Qamil Guranjaku” në Elbasan ku kanë prezantuar nisjen e projektit “GROW” për fëmijët e shkollave 7 dhe 9 vjeç, për djem dhe vajza, projekt ky në bashkëpunim të plotë me UEFA-n. Gjatë një prononcimi për mediat, Armand Duka u pyet edhe për zgjedhjet ne FSHF në datë 7 shkurt si dhe nëse ai do shënonte ‘golin’ e pestë në krye të këtij institucioni.

I

 

“BalkanWeb” zbardh intervistën:

Nuk shënuat gol sot, por a shpresoni të shënoni në datë 7 golin e pestë?
Shënova shumë gola besoj me gjithë këta fëmijë të mrekullueshëm këtu në një ditë kaq të bukur dhe nuk besoj se futbolli mund të bëjë gol më të bukur se kaq. Uroj që futbolli të jetë gjithmonë kështu dhe gjithmonë të jetë argëtues ashtu siç është misioni i tij.
Prisni gol në datë 7?
Golat janë të rëndësishëm për lojën, por rëndësi ka të vazhdojnë projektet në mënyrë që fëmijët t’i gëzohen lojës dhe të vazhdojnë projektet e nisura.

Duka3
Do ju vinte keq nëse nuk do jeni ju ai që do vazhdonit këto projekte që keni nisur?
Është familja e futbollit ajo që do vendosë për projektet dhe kush do t’i vazhdojë. Projektet i kemi bërë bashkërisht dhe kam dëshirë t’i vazhdojmë bashkë.
Të vjen keq që është politizuar shumë çështja e zgjedhjeve për federatën?
Jam larg atyre ekstremizmave politikë dhe duhet të mbetet garë sportive dhe kam kërkuar që kështu të mbetet. Nuk duhet të fusim tonet e politikës.

Duka2
Po kandidati nga Elbasani, keni ndonjë koment?
Në fakt nuk është se kam ndonjë njohje personale dhe e kam ndjekur nga media. Është një konkurrent si unë dhe tjetri.

http://www.balkanweb.com/site/do-shenoni-golin-e-peste-ne-krye-te-fshf-si-pergjigjet-armand-duka/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura