A do të ngrihen akuza penale për vrasjen e drejtoreshës së fotografisë gjatë xhirimeve të filmit “Rust”?

Oct 27, 2021 | 12:44
SHPËRNDAJE

Një prokuror i New Mexico-s ka deklaruar se nuk i ka përjashtuar ngritjen e akuzave penale për vdekjen e drejtoreshës së fotografisë, Halyna Hutchins, në setin e filmit “Rust”.

alec baldwin

Ndërsa askush nuk është arrestuar për incidentin fatal që ndodhi për shkak se aktorit Alec Baldwin iu dha një armë e mbushur, potenciali për akuza penale “nuk është përjashtuar”, shkruan “CNN”. Nëse anëtarët e ekipit kanë informacion, ata duhet të dalin përpara drejtësisë, tha Juan Rios, oficeri i Zyrës së Sherifit në Santa Fe.

Ka shumë gjëra që qarkullojnë në internet dhe sinqerisht nëse njerëzit kanë informacion, ata duhet të na e thonë ne në vend që të shkojnë te dikush tjetër. Silleni informacionin tek ne që të mund ta ndjekim dhe ta kontrollojmë çështjen.”,- u shpreh Rios.

alec baldwin (5)

Ai tha se hetimi nga detektivët pritet të vazhdojë edhe për disa kohë, për shkak të numrit të dëshmitarëve që duhet të intervistohen.

Të enjten e kaluar, Alec Baldwin, i cili është njëkohësisht producent dhe aktor i filmit, qëlloi aksidentalisht drejtoreshën e fotografisë dhe plagosi regjisorin Joel Souza me një armë, për të cilën iu tha se nuk kishte municion të vërtetë.

alec baldwin (2)

Para dy ditësh, edhe bashkëshortja e Alec theu heshtjen dhe reagoi me anë të një postimi në Instagram për ngjarjen e rëndë. 37-vjeçarja shkroi: Zemra ime është me Halyna-n, bashkëshortin, djalin, familjen dhe me të dashurit e tyre. Dhe me Alec-un tim. Thuhet ‘nuk ka fjalë’, sepse është e pamundur të shprehësh tronditjen dhe dhimbjen e një aksidenti kaq tragjik. Thyerje zemre. Humbje. Mbështetje”.

Ndërkohë, aktori u fotografua dy ditë pas aksidentit fatal duke u përqafuar me bashkëshortin dhe djalin nëntë vjeçar të së ndjerës, pasi dolën nga hoteli ku po qëndronin bashkë. Bashkëshorti i Hutchins tha se Alec e ka mbështetur gjatë gjithë kohës dhe se ishte i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në nder të viktimës.

alec baldwin (1) alec baldwin (3) alec baldwin (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura