A do të luftojë ushtria gjermane në Siri?

SHPËRNDAJE

Çfarë do të ndodhë nëse rebelët sirianë në Idlib do të sulmohen me gaz helmues? Gjermania nuk e përjashton mundësinë që të marrë pjesë në masat ndëshkuese. Bisedime për këtë çështje janë bërë.

A do të marrë pjesë ushtria gjermane, Bundeswehr, në luftimet kundër trupave qeveritare në Siri? Ajo që mund të duket e vështirë për t’u imagjinuar është diskutuar prej kohësh nga ekspertët e ministrisë gjermane të Mbrojtjes. Ushtria gjermane do të marrë pjesë në sulme ajrore, nëse qeveria e Damaskut do të përdorë gaz helmues kundër kështjellës së fundit të rebelëve, Idlib. Këtë gjë ekspertët nuk e shohin si të pamundur, të paktën në periudhën e fundit. Tre milionë vetë do prekeshin nga një gjë e tillë. Nëse situata keqësohet atje, atëherë një numër i madh njerëzish do ktheheshin në refugjatë. Dhe shumë do të vdisnin. Të gjitha përpjekjet diplomatike për zbutjen e situatës kanë dështuar deri tani.

“Vendimet diskutohen edhe me partnerët”

Sipas njoftimeve të gazetave ditën e hënë, qeveria gjermane ka folur tashmë me aleatët në Uashington, Paris dhe Londër për një pjesëmarrje të mundshme. Që ka pasur bisedime, e konfirmon edhe zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert: “Natyrisht që qeveria gjermane flet me partnerët dhe aleatët. Sepse duke patur parasysh gjendjen në Idlib shqetësimet janë të mëdha, që modelet e tmerrshme nga sheshet e tjera siriane të luftimeve mund të përsëriten.” Kjo mund të shkaktojë vërtet një situatë të re për Gjermaninë. Në muajin prill, SHBA, Franca dhe Britania e Madhe iu përgjigjen me sulme ajrore përdorimit të mundshëm të gazit helmues. Pa pjesëmarrjen gjermane, sepse qeveria në Berlin pati deklaruar ndër të tjera, se asaj nuk i është kërkuar një gjë e tillë. Duket se tani kjo ka ndryshuar. Por edhe nëse është kërkuar tani pengesa të mëdha kushtetuese mbeten kundër një pjesëmarrjeje të mundshme gjermane.

FDP e hapur, E majta kundër

Von der Leyen besucht Bundeswehr in Jordanien (picture-alliance/dpa/M. Kappeler)Ministrja gjermane e Mbrojtjes, von der Leyen

Konkretisht gazeta Bild shkruante ditën e hënë se tornadot e ushtrisë gjermane janë të gatshme për sulm. Deri tani Gjermania ka marrë pjesë në sulmet ushtarake në Siri me fluturime zbuluese të tornadove, megjithëse vetëm në pozicionet e milicëve ekstremistë të IS. Zgjerimi i pjesëmarrjes, tani edhe në pozicionet e ushtrisë siriane kërkon aprovimin e parlamentit. Nuk është e sigurt, nëse do të arrihet ai të merret. Aprovim të kujdesshëm për çdo rast dha të hënën kryetari i partisë liberale FDP, Christian Lindner: “Përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë, i gazit helmues, është një krim kundër njerëzimit, që duhet përndjekur. Nga komuniteti ndërkombëtar. Nëse komuniteti ndërkombëtar e vendos këtë, Gjermania nuk mund të qëndrojë mënjanë.” Por Lindner shtoi njëkohësisht: Gjendja e Bundeswehrit dhe tradita e saj nuk e lejojnë një pjesëmarrje “ofensive”. Për Të majtën kryetari i fraksionit Dietmar Bartsch deklaroi kategorikisht: “Unë mendoj se që tani, në ndihmën gjermane diçka nuk është në rregull”.

Edhe kryetarja e socialdemokratëve është kundër

Syrien Idlib Luftangriffe der Regierungskoaliltion (Getty Images/AFP/O.H. Kadour)Sulme ajrore kundër koalicionit qeveritar në Idlib

Nga të gjitha ministritë gjermane që mund të preken nga një pjesëmarrje gjermane u lëshuan ditën e hënë deklarata të rezervuara për këtë temë. Qeveria, që është nën presion të madh për shkak të politikës së azilit dhe të refugjatëve, nuk mund të lejojë konflikte të reja. Sepse kryetarja e Partisë Socialdemokrate, Andrea Nahles, reagoi me një “Jo” të qartë për thashethemet mbi një pjesëmarrje gjermane. Dhe socialdemokratët janë pjesë e qeverisë. Mos na hapni punë, lexohej të thuhej nga fytyrat e përfaqësuesve të qeverisë ditën e hënë. DW

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakSkandaloze/ Rumunët kore raciste në Beograd: Kosova, zemra e Serbisë (VIDEO)
Artikulli tjetërThaçi nuk i bindet Merkelit, presidenti i Kosovës është zotuar se...

S'KA KOMENTE

Comments are closed.