A do të ketë përkrah në zgjedhje ish-ministrat Xhafaj, Bushati e Lleshaj? Edi Rama: Nuk është asnjëri i ndryshëm nga tjetri, unë pres…

| 11:59
SHPËRNDAJE

Në konferencën e sotme për mediat kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, nëse do të ketë përkrah në zgjedhjet e 25 prillit ish-ministrat  Fatmir Xhafaj, Ditmir Bushati, apo Sandër Lleshaj.

Kreu i qeverisë ngarkoi me përgjegjësi drejtuesit e qarqeve të Partisë Socialiste, të cilët sipas tij do të propozojnë skuadrën që më pas do miratohet nga Kryesia e PS. 

Nuk jam këtu për të bërë lajmet tuaja! Nuk është asnjëri i ndryshëm nga tjetri, të gjithë janë në trupën prej ku do të behet seleksionimi.

Drejtuesit e qarqeve kanë përgjegjësinë të bëjnë të gjitha draftet dhe të propozojnë skuadrën e çdo qarku dhe pastaj këtë gjë do ta miratojë Kryesia e Partisë Socialiste.

Unë pres propozimet e drejtuesve të qarqeve, të cilët duhet të bëjnë me përgjegjësi të madhe në funksion të rezultatit skuadrat dhe pastaj në Kryesi do të bëhet miratimi”, tha Rama.

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.