A do të ketë ndikim në Shqipëri tërmeti shkatërrimtar i Turqisë? Ja çfarë thotë sizmiologu Edmond Dushi për Panorama TV

Feb 6, 2023 | 11:19
SHPËRNDAJE

Sizmiologu Edmond Dushi në një lidhje direkte me PANORAMA TV, ka treguar nëse Shqipëria rrezikon nga tërmeti i fuqishëm që tronditi Turqinë këtë të martë.

Sipas tij, vendi ynë ndodhet në një distancë shumë të largët dhe nuk ka rrezik të regjistrojë pasgoditje me magnitudë të lartë.

“Jemi larg zonës 1500 km distancë ajrore ne nuk kemi ndjeshmëri për këto tërmetet e vegjël. Ne do raportojmë vetëm pasgoditjet e moderuara që mund të regjistrohen.
Situata sizmike në Turqi është ende e agravuar.

Kur ndodh një tërmet i fortë në cdo kontakt tektonik pritet që energjia e cliruar aty të vërë në lëvizje gjithë sistemin e diku të akumulohet e diku të clirohet energji. Në rajonin e Mesdheut kjo situatë është e koklavitur dhe ka një numër kontaktesh të fuqishme.

Territori i Shqipërisë është shumë larg në raport me këtë tërmet për të pasur një impakt nga ky tërmet.

Në Shqipëri s’ka pse të ketë panik, kurse në Turqi vlejnë rregullat e përgjithshme që njerëzit të ruajnë qetësinë e të largohen nga objektet e dëmtuara”, tha Dushi për Panorama TV.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura