A do të ketë koalicion PD-LSI? Ja si përgjigjet Ristani

Jul 24, 2016 | 7:47
SHPËRNDAJE

Sektretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani hedh poshtë çdo mundësi për bashkëpunim apo koalicion me LSI-në.

Pas zhvillimeve më të fundit që paraprinë miratimin e Reformës, deklaratës së Metës për zgjedhje të parakoshme dhe gjithë debatit për carje mes koalicionit qeverisës, Ristani thejson se qëllimi i opozitës mbeten zgjedhjet e parakohshme.

Arben Ristani

“Nuk mund të ketë një aleancë me dy partitë që janë në pushtet, ne jemi kundërshtarë të tyre dhe mendojmë se janë të dy përgjegjës për gjendjen e Shqipërisë dhe nuk mund të kemi një aleancë”- tha ai në një intervistë për “Ora News”.

Sipas tij, për PD, qeveria teknike është zgjidhja e vetme që ne në Shqipëri të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Në rast se ne nuk arrijmë të shkojmë pa Ramën në zgjedhjet e ardhshme, garancia që do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme shkon drejt niveleve më të ulëta”- tha ai.

Deklaratat publike të disa deputetëve demokratë se do të votojnë reformën në drejtësi pavarësisht vendimit të PD, Ristani i vlerësoi si shenjë e demokracisë së brendshme.

Së pari reforma të tilla po jo vetëm të tilla, por për cdo gjë që diskutohet në grupin e PD janë pjesë e punës. Nuk mund të jemi të gjithë në një mendje dhe kjo është fare normale”- theksoi Ristani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura