A do të ketë karantinë pas 2 javësh? Skënder Brataj sqaron skenarin dhe flet për rastet kur të infektuarit pinë vetëm paracetamol

Dec 3, 2020 | 9:57
SHPËRNDAJE

brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj duke folur për situatën epidemiologjike në vend, nënvizoi si të rëndësishme mbajtjen e maskave, pasi sipas tij ul ndjeshëm përhapjen e virusit.

Brataj gjithashtu, tha se 80% e të prekurve nga Covid janë asimptomatikë ose e kalojnë sëmundjen në format më të lehta të saj, duke shtuar se kjo kategori e njerëzve mund ta kalojnë COVID-19 vetëm me paracetamol.

Mjeku sugjeroi që vitaminat për të forcuar imunitetin t’i marrim nëpërmjet frutave e të minimizojnë sa më shumë marrjen e tyre përmes suplementeve.

“Është e vërtetë sepse janë momente shumë delikate. E kemi parë që 80% e njerëzve janë asimptomatikë ose me format e lehta që kanë nevojë vetëm për paracetamol,asgjë tjetër. Pjesa më e madhe që kanë vitaminë D janë ato me origjinë shtazore, mund të gjenden edhe te peshqit, vajit të mëlçisë së merlucit, te mëlçia e zakonshme, në vezë dhe në qumështin e derivatet e saj. Ajo që marrim zakonisht janë vitaminat D3 dhe D2. Unë po bëj një përmbledhje të vitaminës C. Rrushi ka 340 miligramë për 100 gram. Piperkat 229, qumështi i lopës, 127, brokuli 110”, th Brataj.

Duke folur në emisionin “Ftesë në 5”, Brataj i pyetur për një karantinë gjatë fundjavave nuk e përjashtoi si mundësi, duke shtuar se një vendim i tillë mund të merret në varësi të situatës.

“Sot ishin tre masa nga kufizimi i orarit dhe kontrolli i shkollave, duke parë që me uljen e temperaturave, durimi na është sosur disi më shumë. E kemi marrë si objekt të mbrohemi nga gjoba, jo nga virusi. Maska të mbron, ka treguar më së miri që ka ulur përhapjen e infeksionit. Kufizimi i maskave, duke ditur që lokalet e natës ishin një vatër shumë e madhe e transmetimit të virusit, në këto javë funksionoi. Nuk doli ai numër i madh të infektuarish siç pritej për t’u ashpërsuar më shumë masat. (Brataj i përgjigjet pyetjes për një karantinë gjatë fundjavave). Ne si ekspertë flasim lirshëm. Unë tregova kush janë masat e lehta, të mesme dhe të ashpra. Unë përmenda që një mbyllje disajavore do të mbyllte më shumë, por nuk thashë që do të merret kjo masë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura