A do të heqë dorë nga mandati i deputetit? Ja si përgjigjet Bashkim Fino

SHPËRNDAJE

Deputeti Bashkim Fino do të jetë një nga kandidatët për kreun e FSHF-së në zgjedhjet e 7 shkurtit por ai nuk do heqë dorë nga mandati i deputetit pasi sipas tij, kete nuk e parashikon as ligji e as Kushtetuta.

Zyrtarizimin e kandidatures se tij Fino e ka pranuar ne emisionin “Rubrika Sportive” ne RTSH, ku deklaroi:

“Ka kohë që shumë dashamirës të sportit apo të tjerë më kanë kërkuar të jem pjesë e sportit ngaqe kanë parë aktivitetin tim jo vetem politik por edhe sportiv. Kam folur dhe kam diskutuar se futbollin e kam pasion, kam lexuar dhe besoj se trajnerin ‘se bëj dot por mendoj se është momenti dhe koha të bëj një ndryshim në futbollin shqiptar, të krijojmë një imazh të ri për futbollin, të krijojmë të përmirësojmë imazhin dhe duke falenderuar të gjtihë dashamirësit e mi, jam në një garë me mikun tim Duka, kjo s’ka të bëjë me një garë të ashpër, secili ka pkatformën e vet, por kënaqësia ime do ishte të kishte dhe kandidatë të tjerë”.

Jeni një nga zyrtarët më të lartë të PS, jeni deputet. A është kjo një futje e politikës në futboll?

E kam dëgjuar këtë gjë, dhe nuk do doja të ktheja përgjigje. Unë jam një politikan i vjetër, dhe karrierën time e kam nisur . Kam mbaruar për financë. Kam qenë Kryetar Bashkie, kam qenë kryeministër. Kam një përvojë të madhe. Jam anëtar i parlamentit shqiptar, jam anëtar i komisionit të ligjeve. Nga pikëpamja ligjore, nuk të pengon askush të kandidoj. FSHF është një OJQ, jo fitimprurëse, dhe nuk ka asnjë pengesë. Nga pikëpamja politike, unë nuk jam askushi. Unë jam dikushi, që dua t’i shërbej futbollit. Nëse do më votëbesojnë në 7 shkurt, unë do i përkushtohem vetëm futbollit.

Do e jepnit dorëheqjen nga politika, nëse do ju kërkonte ligji?

Nëse do ishte me ligj, do respektoja ligjin, do jepja dorëheqjen nga politika dhe do kandidoja.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprak"Nuk ka rrugë tjetër!" Gjiknuri apel qytetarëve: Bëni lidhjet legale me Ujësjellësin. Ja ç'thotë për borxhet e vjetra...
Artikulli tjetërAbramoviç i fiksuar me trajnerët italianë, telefonon Alegrin për post-Konten

S'KA KOMENTE

Comments are closed.