A do të falë amnistia fiskale ndërtuesit që po u konfiskohen sot katet pa leje? Ja çfarë thotë ministrja e Financave

Oct 3, 2022 | 11:36
SHPËRNDAJE

delina

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj e mohoi sot qe amnistia fiskale do te fale dhe ndertuesit te cileve po u konfiskohen sot katet dhe shtesat pa leje.

Ne kemi qenë shumë të qartë në qëllimin e amnistisë fiskale dhe penale.

Qeveria ndërmori një pyetësor para nje viti e pjesa më e madhe e popullatës u shpreh pro amnistisë fiskale me qëllim legalizimin e të ardhurave të emigrantëve.

Ligji shqiptar vepron në Shqipëri e nuk ka ekstraterritorialitet, do aplikohet për gjithë qytetarët shqiptarë.

Lidhur me pyetjen amnistia fiskale a do legalizojë burimet apo a ka lidhje me konfiskimet që po kryhen tani, s’mund të ketë legalizime të një ndërtimi të paligjshëm. Nuk ka për qëllim. Ligji per amnistine fiskale eshte krijuar kohe me pare se te ndermerreshin hapat e fundit”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura