A do të bëhet aktore? Amarda Toska zbulon publikisht arsyen pse nuk ka pranuar të luajë në filmat e Ermal Mamaqit

Oct 20, 2021 | 18:37
SHPËRNDAJE

Moderatorja Amarda Toska realizon herë pas here biseda virtuale me ndjekësit në Instagram-in e saj për t’ju dhënë mundësinë t’i bëjnë një “intervistë”. Pyetja që i bëhet më shpesh është: “Pse nuk je bërë pjesë e filmave të Ermal Mamaqit?”.

amarda toska (5)

Projekti më i fundit i aktorit të humorit është seriali “H.O.T”, i cili ka bërë bashkë shumë emra të njohur të ekranit. Mirëpo në asnjë nga prodhimet kinematografike të producentit, Amarda nuk ka qenë pjesë. E ftuar dje tek “Rudina”, Amarda zbuloi publikisht arsyen që fshihet pas vendimit për të mos luajtur asnjë rol.

Ka pasur një propozim për një rol episodik, por e kam refuzuar, se isha me vajzën e vogël dhe jo vetëm kjo, por mendoja as që nuk duhet ta luaja atë rol. Në fakt, është pyetja që ma kanë bërë shumë shpesh. Rolin në filmin me Elvanën e refuzova, sepse nuk mendoja që duhet ta luaja në një film të Ermalit…

Nuk kam pse të jem pjesë e filmave të tij. Ne e kemi shumë të qartë punën e secilit dhe, për më tepër, ai është edhe producent. Nuk do të doja që të merrej si e mirëqenë që ‘ja Ermali i ka në dorë filmat vetë, tani futi edhe Amin… Herë tjetër do marri dhe djalin…”,- u shpreh ajo.

amarda toska (2)

Amarda tha se në rastin kur vetë Ermali është udhëheqësi, do ta mendonte shumë me tepër një propozim sesa po të vinte nga dikush tjetër në vend të tij.

Gjithsesi, nuk i dihet…”- shtoi me të qeshur biznesmenja duke lënë të hapur idenë se ndoshta në të ardhmen, mund të jetë një rol ku ajo ta ndiejë veten të përfshirë.

amarda toska ermal mamaqi (13) amarda toska ermal mamaqi (7) amarda toska ermal mamaqi (4) amarda toska ermal mamaqi (5) amarda toska ermal mamaqi (1) amarda toska (7) amarda toska ermal mamaqi (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura