A do takohet me Ramën? Basha: Koha për të dredhur bishtin mori fund, ai të përgjigjet nëse…

SHPËRNDAJE

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur thirrjes së Ramës për të filluar negociatat për ligjin e vettingut.

Basha tha se nuk ka asnjë gjë për të negociuar, pasi ligji është i njëjtë me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Po ashtu Basha lajmëroi dhe aksion të fortë opozitar, duke mos përjashtuar as protestat.

Basha tek Pekaa

Pjesë nga deklarata

Ligji është negociuar njëherë është identik me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve që është miratuar me konsensusin, gjuha është e njëjta me atë që u votua për gjyqtarët dhe prokurorët, nuk ka mbetur asgjë për negociuar. I njëjti rregull, kemi propozuar të shtohen subjektet, të shtohen politikanët, ose votohet ose rrëzohet. Ne e votojmë pro, opozita ka marrë vendim nga Elbasani, për ta votuar pro. Ramën pyeteni nëse do ta votojë pro ose jo. Ai ka një detyrë të mos pengojnë e ta sjellë në seancë.

Ligji është shumë i qartë, nuk ka nevojë negociata me Ramën ai vetëm duhet të votojë. Koha për të dredhur bishtin ka marrë fund, Rama duhet t’i jap llogari Shqiptarëve.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakLinda Halimi: Pse zgjodha skena erotike me një femër dhe çfarë mendoj për seksualitetin
Artikulli tjetërTë dyshimtë për rrezik shoqëror, policia verifikon 200 persona përpara ndeshjes me Izraelin

S'KA KOMENTE

Comments are closed.