A do ta votoni Fatos Nanon për President? Sali Berisha flet hapur: Ai është…

May 13, 2022 | 13:23
SHPËRNDAJE

Sali Berisha foli qartë se nuk do ta votonte Fatos Nanon për President, nëse emri i tij do të ishte një nga kandidatët e mundshëm. I pyetur nga gazetarët, Berisha u shpreh “Unë mendoj që nuk ja vlen t’ja prishim privatësinë e tij”.

Ndërkohë në lidhje me negociatat për Presidentin e ri, Berisha u shpreh se është duke u marrë më tepër me fushatën e tij për kreun e PD.

Sali Berisha: Jo nuk kam dijeni për ecurinë e negociatave, sepse unë po merrem me garën time dhe jam i përqëndruar te gara ime. Nuk kemi një emër, por nëse do të kemi do të dalë në bashkëpunim me partitë e tjera opozitare.

Pyetje: Pse Alibeaj është peng, ndërsa të tjerët jo?

Sali Berisha: Problemi është se loja me kukullat duhet të marrë fund. Nëse e ndjek ti Ramën, ai është shpërfytyruar, sepse në skenë ka dalë opozita e vërtetë. Zhvillimi më kryesor është dalja e opozitës në skenë. Loja me kukullat e tij merr fund. Partitë e tjera janë të pavarura.

Pyetje: A do votonit emrin e Fatos Nanon?

Sali Berisha: Unë mendoj që nuk ja vlen t’ja prishim privatësinë e atij. Ai është i akomoduar në jetën e tij, është mes te tjerash nje lloj hedonisti qe ka mikroklimen dhe me mire ta lëmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura