A do ta shkelë Arilena Ara skenën e “Eurosong 2021”? Komentatori i “Eurovizionit” zbardh enigmën

Aug 15, 2020 | 20:56
SHPËRNDAJE

 

Pas anulimit të Festivalit Europian për shkak të pandemisë së koronavirusit, pyetja që bëhet më shpesh në rrethin e artistëve është nëse në edicionin e 2021 do të ngjitet në atë skenë Arilena Ara, apo një tjetër këngëtar nga Shqipëria.

arilena ara1

I ftuar në emisonin“You & Me” në “Radio Nrg”, komentatori i Festivalit Europian, Andri Xhahu, ka zbardhur këtë enigmë. Moderatori televiziv dhe radiofonik në RTSH, i njohur edhe për pjesëmarrjen prej shumë vitesh në komentimin dhe dhënien e pikëve në “Eurovizion” për Shqipërinë, ka zbuluar se çfarë vendimi pritet të marrë vendi ynë.

Në lidhje me artistin që do të dërgojë në “Eurovizionin” e 2021-shit, pasi kompeticioni i këtij viti u anulua për shkak të pandemisë, Xhahu tha se disa shtete kanë menduar që në këtë festival të dërgojnë të njëjtët artistë të këtij viti, me të njëjtin projekt ose me një të ri. Ndërkohë, shtetet si Italia apo Suedia, që kanë një festival të posaçëm ku zgjedhin këngëtarin, do të dërgojnë një të ri. Gjë që pritet ta bëjë edhe Shqipëria.

Pra, fituesi i ardhshëm i Festivalit të RTSH do të shkojë në “Eurovizion” dhe jo Arilena Ara, e cila nuk mundi të konkurronte në 2020. Vetëm nëse arrin ta fitojë sërish. Po ashtu, ai ka folur edhe për faktin se pas 10 vitesh, këtë verë u është rikthyer pushimeve në Shqipëri, i detyruar edhe nga situata. Andri tha se nuk e kishin përgatitur për atë çfarë e priste dhe kishte mbetur i zhgënjyer, pasi është mësuar me një tjetër nivel shërbimi kur i ka kaluar ditët e pushimit jashtë vendit. Këtu te ne, – thotë ai, – shërbimi lë për të dëshiruar, që nga mënyra se si sillen punonjësit e deri te respektimi i rregullave të pandemisë. Ndonëse spektakli më i madh i këngës, “Eurovizion”, u anulua për shkak të masave të jashtëzakonshme që u morën për parandalimin e Covid-19, këngëtarët përfaqësues të vendeve të ndryshme nuk i ndalën përgatitjet e klipeve, apo në raste të tjera, përkthimet e këngëve përkatëse.

Kështu, edhe Arilena Ara, fituese e edicionit të 58-të të Festivalit të Këngës, prezantoi pak kohë më parë në rrjetet sociale video-klipin për këngën “Fall from the sky” (në shqip, kënga mban titullin “Shaj”). Sikurse këngëtarja e bëri me dije edhe gjatë festivalit, kënga që në fillime ishte konceptuar në anglisht. Kështu që, të dëgjohej në këtë gjuhë për prezantimin final, nuk ishte aspak surprizë. Në video shihej një panoramë e akullt dhe interpretimi i Arës me pamjen e saj engjëllore shpaloste më së miri ndjesitë, të cilat mbart poezia: ato të mungesës dhe përpëlitjet në kërkim të forcës për të ecur përpara.

“Dua të bëj shumë falënderime, kundrejt të gjithë stafit që mundësoi këtë pjesë muzikore kaq të bukur. Pa përkushtimin e punën tuaj të palodhur, netëve të vona e mëngjeseve herët, kjo nuk do të qe e mundur. Ne kaluam shkëlqyeshëm gjatë xhirimeve. Ju dua shumë të gjithëve”, shkruante Ara në postimin e saj pak kohë më parë. “Fall from the sky” u prezantua në maj, së bashku me këngët e tjera pjesëmarrëse gjatë spektaklit “Europe Shine a Light”, që zëvendësoi “Eurovision Song Contest 2020”. Ndërkohë Arilena, e cila sapo ka festuar 22-vjetorin gjatë një party në jug, po punon për projektet e saj të reja, që pritet t’i publikojë së shpejti.

arilena ara arilena ara3 arilena ara1 arilena ara arilena ara1 arilena ara arilena ara arilena ara

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura