A do ta njohësh Kosovën? Vuçiç i përgjigjet pyetjes së vështirë: Respektoj Kushtetutën e Serbisë! Unë jam gati të…

Apr 20, 2021 | 13:59
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se do të diskutojë të gjithë kompromiset e mundshme për një dialog me Kosovën.

vucic

Gjatë intervistës në një televizion boshnjak, Kreu i Shtetit serb u pyet edhe për njohjen e Kosovës.

Kur gazetari e pyeti se “a do ta njihte Kosovës nëse do t’i thuhej se “nga nesër Serbia do të bëhet anëtare BE-së”, Vuçiç tha se e respekton kushtetutën serbe.

“Ata nuk mund ta thonë këtë për shkak të rrethanave të tyre. Unë do të thoja: “Po, ne meritojmë të jemi pjesë e BE-së, por kjo nuk do të thotë që unë kam të drejtë ta copëtoj vendin tim në asnjë mënyrë”. Unë e respektoj Kushtetutën e Serbisë. Unë jam gati të diskutoj të gjitha kompromiset e mundshme dhe të mos e lëmë një konflikt të ngrirë për brezat e ardhshëm. Nuk mund të flas për zgjidhjen ideale sepse do të zbuloja disa nga hartat tona para dialogut”, shpjegoi Vuçiç, transmeton gazeta Ekspress.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura