Strategjia e re e opozitës/ Nuk bllokoi seancën në Kuvend, por deputetët e saj…

Apr 19, 2018 | 11:00
SHPËRNDAJE

Opozita ka lene sallen e Kuvendit. Ashtu si edhe raportoi me heret “Panorama”, pasi kryedemokrati Basha mbajti fjalen e tij ne foltoren e Kuvendit, dhe pasi ish-kryeministri Berisha kerkoi te nxirrej jashte salles deputeti Saimir Tahiri, deputetet e opozites njeri pas tjetrit kane dale nga seanca plenare.

seanca e kuvendit sot

Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur për “Panorama” se në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat pak minuta para nisjes së seancës është vendosur që të mbahet nga një fjalim për çdo grup parlamentar të opozitës dhe më pas të largohen.

Një javë më parë deputetët e PD-së dhe LSI-së qëlluan me miell, vezë dhe shishe uji kryeministrin Rama, kreun e Kuvendit Ruçi dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Për këtë arsye maxhoranca dënoi me 1 javë përjashtim gjashtë deputetë të PD-së dhe ministrin Bushati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura